Churchill: Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët, kur kjo luftë të mbarojë, unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë

Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”. Më poshtë mund të lexoni 30 thënie të tij.

• Shakaja është një gjë shumë serioze!

• Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat!

• Njeriu bën çfarë duhet bërë – pavarësisht pasojave personale, pavarësisht pengesave, rreziqeve dhe presioneve – dhe kjo është baza e gjithë moralit njerëzor.

• Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

• Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe, e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën!

• I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë!

• Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre.

• Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë!

• Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit!

• Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh!

• Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vend për masakrën!

• Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore… sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat!

• Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave!

• Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara!

• Mos lë hapësira të mëdha për një botë të re, kënaqi energjitë tua së shpëtuari çfarë ka mbetur nga e vjetra!

• Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes!

• Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat!

• Sa për mua, mendoj se do të ishte shumë më mirë për të gjitha palët t’ia lëmë të shkuarën historisë, sidomos përderisa kam qëllim ta shkruaj historinë vet!

• I madh dhe i mirë janë rrallë i njëjti njeri!

• Ai i ka të gjitha virtytet që nuk më pëlqejnë dhe nuk e ka asnjë nga veset që unë i admiroj!

• Qytetarët e shëndoshë janë pasuria më e madhe që mund të ketë çdo vend!

• Historinë e shkruajnë fitimtarët!

• Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet!

• Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë!

• Jam gjithnjë gati të mësoj sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim!

• Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja!

• Unë kënaqem lehtë me të bukurën!

• Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë!

• Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes!

• Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë të mbarojë, unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë!

Dritëhijet e një burri të madh shteti si Churchill

58 vite nga vdekja e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, i cili konsiderohet ende sot një nga liderët më karizmatikë dhe më të diskutuar të shekullit XX, shkruan focus.it.

Me energjinë dhe popullaritetin e paepur që pushtoi masat, ai personifikoi vullnetin e Britanisë së Madhe dhe popujve aleatë për t’i rezistuar kërcënimit nazist, kur bota ishte në buzë të humnerës përgjatë viteve 1940-41.

Cila ishte forca e Wilson Curchill-it?

Ai e kuptoi shumë shpejt, falë një udhëtimi në Gjermani në vitin 1934, rrezikun e jashtëzakonshëm që përfaqësonte Hitleri, i cili synonte dominimin kontinental. Churchill ishte i vetmi, edhe në qeverinë e tij, që i shpalli një luftë totale, absolute dhe dramatike. Duke përsëritur gjithmonë, edhe kur gjithçka dukej e humbur, se nazistët nuk mund të mbështeteshin kurrë në një paqe të fshehtë apo të veçantë.

Prandaj, forca e tij ishte një guxim moral dhe fizik shumë i madh, i palëkundshëm (ai lëvizi në fronte, shkoi mes popullatave të bombarduara), i kombinuar me një vizion politik afatgjatë që e lejonte të kuptonte se nëse Hitleri do të pushtonte Anglinë, atëherë ajo do të mbetej e izoluar dhe në atë pikë sa mund të humbiste gjithë perandorinë e saj.

Britania e Madhe doli fitimtare nga Lufta e Dytë Botërore, por e rraskapitur.

Çfarë ka mbetur nga trashëgimia e Churchill?

Në imagjinatën kolektive angleze, Churchill është ende një mit, një baba i vendit. Sidomos mes atyre mbi 40 vjeç ai është një personazh i klasit të parë. Sigurisht, së fundmi dikush i ka njollosur disa statuja duke e quajtur racist. Por, Churchill nuk mund të kufizohet me kaq, pasi përbën një nënvlerësim.

Sot historiografia, pas momentit të mitit, kërkon hije, bën pyetje, sheh disfata dhe jo vetëm fitore te ky personazh. Por, ajo nuk vë në dyshim madhështinë e tij. Churchill në fakt ka treguar se në orën më të errët mund të luftosh dhe të humbasësh, por gjëja e rëndësishme është të kesh guximin të vazhdosh dhe të mos dorëzohesh.

Me cilin lider mund të krahasohet Churchill?

Vetëm me presidentin e SHBA, Franklin Delano Roosevelt, i cili në fakt lëvizi si ai në një strategji planetare të konfliktit dhe kishte skrupolozitet në aleancat ndërkombëtare. / KultPlus.com

Dritëhijet e një burri të madh shteti si Churchill

148 vite nga lindja e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, i cili konsiderohet ende sot një nga liderët më karizmatikë dhe më të diskutuar të shekullit XX, shkruan focus.it.

Me energjinë dhe popullaritetin e paepur që pushtoi masat, ai personifikoi vullnetin e Britanisë së Madhe dhe popujve aleatë për t’i rezistuar kërcënimit nazist, kur bota ishte në buzë të humnerës përgjatë viteve 1940-41.

Cila ishte forca e Wilson Curchill-it?

Ai e kuptoi shumë shpejt, falë një udhëtimi në Gjermani në vitin 1934, rrezikun e jashtëzakonshëm që përfaqësonte Hitleri, i cili synonte dominimin kontinental. Churchill ishte i vetmi, edhe në qeverinë e tij, që i shpalli një luftë totale, absolute dhe dramatike. Duke përsëritur gjithmonë, edhe kur gjithçka dukej e humbur, se nazistët nuk mund të mbështeteshin kurrë në një paqe të fshehtë apo të veçantë.

Prandaj, forca e tij ishte një guxim moral dhe fizik shumë i madh, i palëkundshëm (ai lëvizi në fronte, shkoi mes popullatave të bombarduara), i kombinuar me një vizion politik afatgjatë që e lejonte të kuptonte se nëse Hitleri do të pushtonte Anglinë, atëherë ajo do të mbetej e izoluar dhe në atë pikë sa mund të humbiste gjithë perandorinë e saj.

Britania e Madhe doli fitimtare nga Lufta e Dytë Botërore, por e rraskapitur.

Çfarë ka mbetur nga trashëgimia e Churchill?

Në imagjinatën kolektive angleze, Churchill është ende një mit, një baba i vendit. Sidomos mes atyre mbi 40 vjeç ai është një personazh i klasit të parë. Sigurisht, së fundmi dikush i ka njollosur disa statuja duke e quajtur racist. Por, Churchill nuk mund të kufizohet me kaq, pasi përbën një nënvlerësim.

Sot historiografia, pas momentit të mitit, kërkon hije, bën pyetje, sheh disfata dhe jo vetëm fitore te ky personazh. Por, ajo nuk vë në dyshim madhështinë e tij. Churchill në fakt ka treguar se në orën më të errët mund të luftosh dhe të humbasësh, por gjëja e rëndësishme është të kesh guximin të vazhdosh dhe të mos dorëzohesh.

Me cilin lider mund të krahasohet Churchill?

Vetëm me presidentin e SHBA, Franklin Delano Roosevelt, i cili në fakt lëvizi si ai në një strategji planetare të konfliktit dhe kishte skrupolozitet në aleancat ndërkombëtare. / KultPlus.com

Historia e vjedhjes së portretit të Uinston Çërçill

A e dini historinë e vjedhjes së portretit të Uinston Çërçillit (1874-1965), të treguar në serinë “The Crowun”?

E pikturuar me rastin e 80-vjetorit të tij nga artisti Graham Sutherland (1903-1980), piktura, që kryeministri britanik e urreu, do të përfundonte e djegur nga e shoqja gjatë një operacioni komando…

I gërmuqur në një kolltuk të kadifenjtë, çehrja e vrerët e kryeministrit duket se lëshon tallaze, e rrethuar nga tymnaja e puros së tij besnike. Sytë e mprehtë si shqiponjë nën vetullat e vrenjtura, plaku mat që poshtë bashkëbiseduesin. “Do të më pikturosh si engjëll, apo bulldog?” – murmurit me dyshim. Historia është kaq e pëlqyeshme, sa regjisorët e “The Crown”, nuk mundën t’i rezistonin (duke e ripërpunuar pak) për ta treguar në vitin 2016, në episodin e 9-të të sezonit të parë, i cili fitoi çmimin “Emmy”, për aktorin e shkëlqyer John Lithgow, në rolin e legjendarit Uinston Çërçillit.

Ishte gruaja e një kundërshtari të Çërçillit, që e sugjeroi Graham Sutherland… rastësi, apo pabesi?

Çështja filloi në vitin 1954. Teksa burrështetasi ishte në prag të festimit të 80-vjetorit, anëtarët e Parlamentit britanik kontribuuan me 1000 guine për t’i ofruar një portret nga Graham Sutherland. Një figurë e respektuar e artit modern në Britaninë e Madhe, ky i fundit njihet për peizazhet, por edhe për portretet e personaliteteve si shkrimtari Somerset Maugham apo Lordi Beaverbrook, mik i Çërçillit. Rastësi apo pabesi? Ishte gruaja e Aneurin Bevan, një kundërshtar i kamotshëm i kryeministrit, që sugjeroi piktorin, motoja e të cilit ishte t’i përfaqësonte subjektet e tij ashtu siç janë, pa zbukuruar asgjë… duke i bërë disa nga modelet të ndiheshin të fyer nga peneli i tij shumë i ashpër. Irritimi i parë, Çërçilli donte të pikturohej me veshjen e kalorësit të Urdhrit “Jarretière”, por financuesit kërkuan që ai të paraqitej me veshjen e zakonshme parlamentare: xhaketë të zezë, jelek, pantallona me vija dhe papijon me pika – një stil ekscentrik, që kishte çuar në thumbimin e gjeneralit de Dol, të cilit do t’i kundërpërgjigjej me humor fort të pakëndshëm. Në gusht 1954, Sutherland shkoi disa herë në shtëpinë e fshatit të kryeministrit, në Chartwell, për të realizuar disa skica. Çërçilli nuk qëndronte në një vend, ndryshonte vazhdimisht pozicion; piktori rreket t’i rregullojë shprehjen që i ndryshon herë pas here. Për ta fiksuar në gjendjen e thjeshtë, e mundi me dinakëri, të përqendruar në një lojë letrash.

Piktori i bëri përshtypje të mirë Çërçillit, i cili i sugjeroi që ta shoqëronte ndonjë ditë në jug të Francës, për të vizatuar së bashku – sepse politikani e adhuronte vizatimin e peizazheve dhe nuk udhëtonte kurrë pa kutinë e bojërave. Ai është autori i qindra veprave! Me kuadrin përgatitor dhe disa fotografi në xhep, Sutherland u tërhoq në studion e vet për t’i dhënë dorën e fundit pikturës. Tejet i rezervuar, më pas ai shmangu çfarëdolloj diskutimi sa i përket pikturës. Më 20 nëntor, zonja Spencer-Çërçill zbulon kanavacën e madhe katrore dhe ia tregon të shoqit…

Pamja të sjell ndërmend  një buldog zemërak…

Ta cilësoje këtë portret realist aspak lëvdues, do të ishte një eufemizëm! I mbërthyer pas krahëve të karriges në një ambient të zymtë, Çërçilli dyshues, i përkulur lehtë, e shikon spektatorin nga lart. Këndvështrimi, paksa në kontrabas, thekson karakterin e rëndë dhe frikësues të fytyrës, që duket e pakënaqur, madje kërcënuese. Pamja ngjason me një buldog të nxehur. Një kafshë që shoqërohet shpesh me të, nga thirrja e famshme për armët, gjatë së cilës ai e krahasoi marinën angleze me këtë qen luftarak të fuqishëm, që më pas u shumëfishua në postera patriotikë… madje duke krijuar figurina me kokën e Çërçillit të ngulitur në trupin e bishës!

Përveç kësaj, politikani shprehej se e ndante jetën “me një qen të madh të zi”, metaforë e depresionit të tij… Sepse personaliteti i tij ishte sa kompleks, aq edhe i potershëm. Brilant, besnik, guximtar dhe këmbëngulës, tmerrësisht zbavitës, i pëlqente të luante me fëmijët, nipërit e mbesat dhe i mik i kafshëve, Çërçilli ishte gjithashtu një konsumues alkooli, herë i qeshur dhe shpirtmirë, herë arrogant dhe zemërak, herë melankolik dhe sentimental, herë i sertë, cinik, tekanjoz dhe autoritar. Me një përgjigje të rreptë në majë të gjuhës, ai kalon nëpër faza dëshpërimi dhe gjendje ankthi të shoqëruara nga mendime vetëvrasëse…

Sa i përket të shoqes, portreti i ngjason në mënyrë “shqetësuese”. Djali, Randolph, ndjen kaq keqardhje sa duket “i thartuar”. Mirëpo, i interesuari është më i pakënaquri me pikturën. Kur e pa, u tërbua, duke e quajtur pikturën “të neveritshme” dhe “të qëllimshme”. Dukem si një pijanec galiç në hendek! – ulëriti, madje shtoi se Sutherlandi duket se e ka kapur në fron duke kryer nevojat! Në një shënim dërguar piktorit, ai pohon se piktura “edhe pse e realizuar shumë mirë, nuk është e përshtatshme”.

Mirëpo, parlamentari Charles Doughty e bindi të  mbante ceremoninë e prezantimit të veprës, për të mos fyer financuesit e saj. Çërcilli arrin ta gëlltisë zemërimin në parlament, por piktura që do të varej në Parlament, u la menjëherë në sirtar. Më 30 nëntor, në ditën e ditëlindjes së Çërçillit, piktura u zbulua në ndërtesën më të vjetër të Pallatit Westminsterit, në Westminster Hall. Diplomati, mbreti i festës, me ironi shprehet se është “i nderuar”, duke e përshkruar pikturën si një “shembull të jashtëzakonshëm të artit modern”, duke kombinuar “forcën” dhe “zemërdëlirësinë”. Por objekti, që do të varej në Parlament, u vendos menjëherë në raftin e shtëpisë e tij, në Chartwell…

Tabloja, nuk do të shfaqej kurrë më. Në vitin 1978, pak pas vdekjes së gruas së tij, u përhap thashethemi (duke e skandalizuar Sutherlandin, me aktin vandal), se Klementina e përkushtuar, vetëm pak muaj pas ceremonisë së përvjetorit, e kishte asgjësuar pikturën për të qetësuar tërbimin e të shoqit. E fshehur fillimisht në papafingo, piktura do të vidhej në mes të natës, me bashkëfajësinë e një sekretari, për t’u copëtuar e më pas, për t’u djegur! Një skenë e dramatizuar në “The Crown”, që tregon zonjën duke vështruar pikturën e përpirë nga flakët.

Nga piktura kanë mbetur vetëm disa skica përgatitore, në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër. Veçse porosia prestigjioze i shërbeu më tepër karrierës së Sutherlandit. Në vitin 1962, ai mori famë duke dekoruar Katedralen e Konventrit, me të çuditshmen “Krishti në madhështi”, e cila mbetet tapiceria më e madhe në botë, e endur vetëm nga një mbajtëse. Dhe këtë herë, e përjashtuar nga çdo tentativë vandalizmi!/Konica.al/ KultPlus.com

“Jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd”

(Letra e çekes Milada Horakova për të bijën 16-vjeçare, një natë para ekzekutimit)

Në vitin 1950 politikania Çeke Milada Horakova arrestohet nga policia sekrete për “tradhëti të lartë”, sepse dyshohej se ajo kishte organizuar komplotin për përmbysjen e regjimit komunist në vend. Në 27 qershor të atij viti ajo ekzekutohet, pavarësisht kërkesave për lirimin e saj nga Albert Einstein dhe Winston Churchill. Një natë përpara ekzekutimit, ajo i shkroi vajzës së saj 16 vjeçare këtë letër:

“E vogla vajza ime, Jana, Zoti ma bekoi jetën time si grua me Ty. Siç shkruante edhe yt atë në poezinë nga burgu gjerman: “Zoti të fali ty, sepse Ai na desh ne…” Përpos dashurisë magjike e mahnitëse të babait tënd, ti ishe dhurata më e madhe që fati më dhuroi. Mirëpo, Perëndia e ndërtoi jetën time në atë mënyrë që unë të mos mundja të të jepja gjithçka mendja dhe zemra ime kishte përgatitur për ty. Dhe jo sepse unë të doja pak; unë të dua njësoj me dëlirësinë dhe zjarrin e shpirtit si gjithë nënat i duan fëmijët e tyre. Por kuptova se detyra ime në këtë botë ishte të bëja ty të mirë duke u kujdesur që edhe jeta të bëhej më e mirë, dhe të gjithë fëmijët të jetonin në gjendje më të mirë. Prandaj, shpesh na u desh të rrinim larg për kohë të gjatë. Kjo është e dyta herë që Fati po na ndan. Po ti mos u tremb, as mos u ligështo pse unë s’po kthehem më. Mëso bija ime, ta shohësh jetën qysh herët si një çështje me rëndësi. Se jeta është e vështirë dhe s’përkëdhel askënd. Për çdo ledhatim që mund të të dhurojë do të të japë dhjetëra fshikullime. Mësohu sa më shpejt me të dhe mos e lejo që ajo të të verë përfund. Vendos të luftosh. Ki kurajë dhe synime të kthjellëta dhe shpejt do ta shohësh që do të fitosh mbi jetën. Shumë gjëra janë ende të paqarta për mendjen tënde të re, dhe mua s’më mbetet më kohë të të shpjegoj ato për të cilat ti ende dëshiron të më pyesësh. Një ditë kur të rritesh, do të vrasësh mendjen pse nëna jote që të desh aq shumë dhe të kishte dhuratën e saj më të çmuar, e drejtoi jetën e vet kaq çuditshëm. Mbase atëherë do t’i gjesh një përgjigje të drejtë kësaj pyetjeje, një përgjigje ndoshta më të mirë se kjo që të jap unë sot. Natyrisht, ti do të jesh në gjendje ta zgjidhësh korrektësisht dhe me vërtetësi, duke mësuar gjithnjë e më shumë. Jo vetëm prej librave, por edhe prej njerëzve. Mëso prej çdokujt, s’prish punë nëse ata janë të rëndësishëm apo jo! Çaj përmes botës me sytë hapur, dhe mos u merr vetëm me brengat dhe problemet e tua, por edhe me shqetësimet, interesat dhe përgjërimet e të tjerëve. Kurrë mos mendo që diçka s’të përket ty gjithashtu! Jo, gjithçka duhet të të interesojë dhe ti duhet të reflektosh rreth çdo gjëje, duke i krahasuar fenomenet individualisht. Njeriu nuk jeton veçmas botës; ekziston një lumturi e madhe, por edhe një përgjegjësi e pakufi. Në radhë të parë, detyra jote duhet të jetë që të mos qëndrosh dhe të mos veprosh ndarë nga të tjerët, por t’ju bashkohesh nevojave dhe qëllimeve të tyre.

Kjo s’do të thotë të humbasësh në turmë, por ta dish që edhe ti je pjesë e gjithësisë dhe ta mbartësh më të mirën tënde në atë bashkësi. Nëse e bën këtë gjë, ti do të arrish të kontribuosh në qëllimet e përbashkëta të shoqërisë njerëzore. Mbaje parasysh mirë këtë parim, më shumë seç e bëra unë dhe gjithnjë afroju jetës pozitivisht. Ruaju prej kontradiktave boshe por jo prej çdo lloj kontradikte, sepse unë besoj që njeriu duhet t’i rezistojë së ligës. Por që të jesh me të vërtetë person me vlera, duhet që në çdo rrethanë të mësosh të dallosh floririn safi nga xhinglat. Sigurisht është vështirë, se xhinglat shpesh herë shkëlqejnë e të magjepsin. Po të rrëfej fëmija im, se shpesh në jetë jam magjepsur nga xhinglat. Ndonjëherë madje shkëlqenin aq shumë, saqë unë e lëshoja floririn e vërtetë nga dora dhe marrosesha pas xhinglave kallpe.

E di që të organizosh mirë shkallën e vlerave të tua duhet jo vetëm ta njohësh veten mirë e të jesh e prerë në gjykimin e karakterit tënd, por të njohësh në veçanti të tjerët, të njohësh sa më shumë historinë e botës: të kaluarën, të tashmen, dhe zhvillimet e së ardhmes. Pra, me pak fjalë: të zbulosh, të kuptosh. Mos i mbyll veshët në asnjë mënyrë para asgjëje; dhe as mos i përjashto mendimet dhe opinionet e cilitdo që të ka prekur a ndoshta të ka lënduar thellë. Vëzhgo, mendo, kritiko, po, po, kritiko sidomos veten, dhe mos ki turp të pranosh një të vërtetë që ti ke arritur ta kuptosh, edhe nëse kohë më parë ti vetë ke deklaruar të kundërtën; mos u bëj kokëfortë në opinionet e tua, por kur ke arritur ta konsiderosh diçka si të drejtë, atëherë ji aq e vendosur sa të mund të luftosh e të vdesësh për të. Siç ka thënë Ëolker : “Vdekja nuk është e frikshme! Vetëm mundohu të shmangësh vdekjen e ngadaltë, e cila ndodh kur dikush e gjen veten të shkëputur nga jeta e përditshme e të tjerëve…” Ti do t’i hedhësh rrënjët e tua aty ku fati ka vendosur për ty të jetosh. Ti duhet ta gjesh rrugën tënde. Kërkoje atë e pavarur dhe mos lejo asgjë të të kthejë mbrapsht, as kujtimi i nënës apo babait tënd. Nëse i do ata me të vërtetë, nuk i lëndon aspak kur i vështron me sy kritik – thjesht mos shko në një rrugë të gabuar, të pandershme e që nuk harmonizohet me jetën. Unë kam ndërruar mendje disa herë dhe i kam rishikuar shumë vlera, por ajo që më mbeti si vlerë thelbësore, pa të cilën unë s’mund ta përfytyroja jetën time, ishte liria e ndërgjegjes sime. Do dëshiroja që edhe ti e vogla bija ime, të mendohesh nëse unë e kisha drejt.

Një vlerë tjetër është puna. Nuk di kë të rendis të parën dhe kë të dytën. Mëso ta duash punën! Cilëndo punë, por njërën duhet ta njohësh shumë mirë dhe tërësisht. Kështu s’do të kesh frikë për asgjë dhe gjërat do të të ecin mbarë. Dhe kurrë mos harro dashurinë në jetën tënde. Nuk e kam fjalën vetëm për boçet e kuqe që një ditë do të çelin në zemrën tënde, dhe nëse fati ta mban anën, do të gjesh një të ngjashëm në zemrën e një personi tjetër me të cilin do ta shkrish jetën. Po të flas për atë lloj dashurie pa të cilën njeriu s’mund të rrojë i lumtur. Dhe mos e thërrmo dashurinë; mëso ta dhurosh të plotë dhe të vërtetë. Mëso të duash pikërisht ata që inkurajojnë pak dashurinë, e kështu s’do të gabosh. E vogla bija ime Jana, kur ti ta zgjedhësh atë për cilin zemra jote do të digjet, atë që do t’i falësh vërtet veten – kujto babanë tënd! Unë nuk e di nëse do të kesh fatin tim, nuk e di nëse do të kesh fatin të takosh një krijesë aq njerëzore e të mrekullueshme, por zgjidhe idealin tënd sa më afër atij. Mbase ti e vogla ime ke filluar tashmë të kuptosh, mbase tani e kupton deri në dhimbje se çfarë kemi humbur me Atë. Unë ndihem fajtore për atë humbje dhe kjo është më e vështira për t’u përballuar.

Ji e ndërgjegjshme për dashurinë dhe sakrificën e madhe që Pepiku dhe Veruska po të dhurojnë. Jo vetëm që duhet t’u jesh mirënjohëse… por duhet t’i ndihmosh, që ta ngrini lumturinë tuaj të përbashkët pozitivisht e në mënyrë konstruktive. Gjithmonë duhet t’u dhurosh atyre më shumë, për të mirën që po bëjnë për ty. Vetëm kështu do jesh në gjendje t’ua shpërblesh mirësinë.

Mësova nga avokati se po shkon mirë me mësime dhe se dëshiron të vazhdosh më lart… U gëzova shumë. Edhe sikur një ditë të të duhet ta lësh shkollën dhe të punosh për të mbajtur veten, mos ndal së mësuari dhe së studiuari, nëse vërtet do që t’ia arrish qëllimit tënd. Do të kisha dashur që të bëheshe doktoreshë – të kujtohet kur kemi folur për këtë gjë? Natyrisht ti do të vendosësh vetë drejtimin në jetë, edhe rrethanat gjithashtu. Por, nëse një ditë qëndron në traditën e “alma mater”, dhe sjell në shtëpi jo vetëm diplomën e mjekësisë, por edhe aftësinë e vërtetë për t’u dhuruar njerëzve ndihmesën si mjeke, atëherë o e vogla ime nëna jote do të jetë e lumtur pa masë. Megjithatë nëna jote do të jetë… vërtet e lumtur, s’ka rëndësi ku qëndron ti, nëse je tek salla e operacionit, apo tek… një torno; tek djepi i fëmijës, apo tek tavolina e shtëpisë, mjaft që ta bësh punën me shkathtësi, ndershmëri e përkushtimin e gjithë qenies tënde. Atëherë do të jesh e suksesshme. Mos u bëj kërkuese ndaj jetës, por ki gjithnjë qëllime të larta. Ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse ajo që unë e quaj kërkuese janë ato nevojat dhe nocionet egoiste. Mos u jep rrugë atyre! Kuptoje që në saje të fatkeqësisë dhe brengës që të ka ndodhur ty, Vera, Pepicek, gjyshja dhe gjyshi… e shumë të tjerë do të përpiqen të të japin gjithçka kanë, ndoshta edhe atë që s’janë në gjendje ta përballojnë. Ti jo vetëm që s’duhet të pretendosh prej tyre, por duhet të mësosh të jesh sa më modeste. Nëse mësohesh me këto gjëra, s’do të jesh e pakënaqur pse të mungojnë sendet materiale. Ti s’e merr dot me mend sa i lirë ndihet njeriu kur e mëson veten me thjeshtësi… e jo si ai që fiton epërsi ndaj të dobëtit, sa më i sigurt dhe i fortë që ndihet. Unë vërtet u përpoqa ta bëj vetë këtë gjë, por nëse ti mund t’i dyfishosh fuqitë e tua, përgatit veten me guxim për qëllime të larta… Lexo shumë dhe mëso gjuhë të huaja. Në këtë mënyrë do të zgjerosh horizontin e jetës dhe do ta pasurosh përmbajtjen e saj. Ka qenë një periudhë në jetën time kur lexoja me etje gjithçka; dhe më pas kohë të tjera kur puna s’më lejonte as të merrja në duar libër tjetër, veç literaturës profesionale. Oh ç’mëkat! Këtu, këto muajt e fundit kam lexuar plot, edhe libra që me gjasë s’do të më interesonin po të isha jashtë, por është detyrë me rëndësi të madhe të lexosh çdo gjë me vlerë, ose së paku sa të jetë e mundur. Në fund të kësaj letre do t’i shkruaj titujt e librave që kam lexuar muajt e fundit, e bindur se do të më mendosh mua kur t’i lexosh ato…

E tani diçka rreth trupit tënd. Jam e gëzuar që merresh me sport. Vetëm bëje në mënyrë sistematike. Unë mendoj se duhet të kryesh ushtrime ritmike, dhe po të kesh kohë, gjithashtu pak gjimnastikë të mirë sistematike. Dhe këto pesëmbëdhjetë minuta çdo mëngjes! Më beso, po të merresh seriozisht, do t’i kursesh shumë bezdi dhe përmasa të pakëndshme shtatit tënd. Kjo është e mirë, sepse të përgatit vullnetin dhe këmbënguljen. Gjithashtu kujdesu rregullisht për pamjen e fytyrës – nuk e kam fjalën për make-up, mos o Zot, por për kujdesin e përditshëm sanitar. Dhe duaji qafën dhe këmbët, siç do fytyrën dhe buzët e tua. Një furçë duhet të jetë shoqja jote e mirë, çdo ditë, dhe jo vetëm për duart dhe këmbët; përdore në çdo cep të lëkurës. Alkooli Salicyl dhe Fennydin, aq mjafton për bukurinë, e pastaj ajër dhe diell. Por për këtë do të gjesh këshilltare më të mira sesa unë…

Fotografia jote më tregoi stilin e ri të flokëve! Duken bukur, por a s’ndihesh keq kur e fsheh ballin tënd të bukur? Gjithë kjo zonjushë në fustan balloje! Vërtet dukeshe mrekulli, por sytë e nënës tënde vunë re një gabim, që mund të jetë pasojë e mënyrës së fotografuarit. A nuk ishte dekolteja pak si shumë e ekspozuar për një gjashtëmbëdhjetëvjeçare? Më vjen keq që unë s’e kam parë foton e palltos tënde të re. Mos ke përdorur manshetat e tezes si jakë të pellushit? Mos u pispillos, por kur të jetë e mundur, vishu me kujdes dhe me thjeshtësi. Dhe mos vish këpucë derisa harku të të drejtohet poshtë në thembër. A je duke i veshur me shollë nga brenda? Po me gjëndrën tiroide si je? Këto pyetje natyrisht s’kanë nevojë për përgjigje, janë thjesht sa për kujtesë nga ana ime.

Në burgun e Leipzig-ut lexova një libër; letrat e Maria Theresa-s drejtuar vajzës së saj Marie Antoinette-s. Më bëri shumë përshtypje mënyra se si kjo sunduese e tregoi veten e saj në të qenit praktike dhe femërore në porositë e saj për të bijën. Ky ishte një libër origjinal gjerman dhe s’e mbaj mend emrin e autorit. Nëse të bie ndonjëherë ta shohësh atë libër, kujtohu që atë kohë më qe mbushur mendja top të të shkruaja edhe ty letra të atilla rreth përvojave dhe porosive të mia. Fatkeqësisht gjithçka mbeti një dëshirë.

Janinkë, të lutem kujdesu shumë për gjysh Kralin dhe gjyshe Horakovan. Tani më shumë se kurrë zemrat e tyre të mplakura kanë nevojë për pak ngushëllim. Shko shpesh tek ata dhe lëri të flasin për rininë e babait dhe nënës tënde, kështu mund t’i ruash në kujtesë për fëmijët e tu. Vetëm kështu një individ bëhet i pavdekshëm; dhe ne do vazhdojmë në ty dhe të tjerë në gjakut tënd.

Edhe diçka tjetër – muzikën. Unë besoj se duhet t’i shfaqësh mirënjohjen gjyshit Horak për pianon që të dhuroi duke e praktikuar seriozisht dhe se do t’ia dalësh me sukses në atë që Pepiku dëshiron aq shumë: ta shoqërosh kur ai luan me violinë o violë. Të lutem, bëja këtë nder. Unë e di që atij do t’i bëhet shumë qejfi dhe do të jetë vërtet diçka e bukur. Dhe kur të luani bashkë, luaj arien nga Martha: “Trëndafili im, ti lulëzon atje në kodër…”, dhe pastaj: “Fli princi im i vogël” nga Mozart; edhe të preferuarën e tët eti “Nën dritaren tënde…” të Chopin-it. Ti do t’i luash për mua, apo jo? Unë do të jem përherë duke të të dëgjuar…

Vetëm diçka ta theksoj. Zgjidhi miqtë me kujdes. Ndër të tjera, mos harro se çdonjëri prej nesh kushtëzohet edhe nga njerëzit me të cilët shoqërohet. Prandaj përzgjidhi me shumë kujdes ata. Ji e vëmendshme në çdo gjë dhe dëgjo opinionet e të tjerëve për shoqet e tua pa thënë asgjë. Nuk do ta harroj kurrë letrën tënde të dashur (sot mund të ta them) dikur një mbrëmje që e kishe ngjitur në jastëkun tim, tek e cila më kërkoje ndjesë kur të zura për herë të parë te porta, në shoqërinë e një vajze dhe një djali. Ti më shpjegove atë kohë sa e domosdoshme ishte që të kishe një rreth shoqëror. Mbaje rrethin tënd vajzë e vogël, por me njerëz të mirë e të ndershëm. Dhe konkurroni mes njëri-tjetrit në çdo gjë të mirë. Vetëm të lutem mos ngatërro pasionin e të rinjve në pranverë me dashurinë e vërtetë. Më kupton, apo jo? Nëse jo, teze Vera do të të shpjegojë çfarë dua të them. Kështu pra, o vajza ime e vetme, o e vogla ime Jana, o jetë e re, o shpresa ime, o falja ime e ardhshme, jeto! Kape jetën me të dyja duart! Deri në frymëmarrjen time të fundit, unë do të lutem për lumturinë tënde, fëmija im i shtrenjtë!

T’i puth flokët, sytë dhe buzët, të përkëdhel dhe të mbaj në krahët e mi (vërtet të mbajta në krahë kaq pak). Unë do të jem përherë me ty. Po e mbyll këtë letër, duke e nxjerrë nga kujtesa poemën që yt atë e shkroi për ty, në burg, në vitin 1940…/ KultPlus.com

Pse partizanet italianë e vranë Musolinin

Shkruan: Fahri Xharra

Konferenca e Jaltës ishte një takim diplomatik të krerëve aleate Franklin D. Roosevelt (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif Stalin (BRSS) i cili u mbajt në vendpushimin krimeas të Jaltës, prej 4 deri më 11 shkurt 1945. Ky ishte takimi i dytë nga tre takimet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Temat e konferencës ishin kryesisht ndarja e Gjermanisë si dhe që dhe rusët e donin ndarjen e Italisë dhe kontrollin mbi Japonië

A kishte Italia partizanë ?

Fëmijët në lëvizjen partizane italiane. Lufta guerile në Itali. Patriotët italianë luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër skllevërve fashistë në Itali. Veprimtaria e tyre është bërë veçanërisht aktive që nga vera e vitit 1944 nën ndikimin e fitoreve të mëdha të Forcave të Armatosura Sovjetike dhe ushtrive të Aleatëve Perëndimorë. Kjo u lehtësua edhe nga forcimi i pozitave të forcave përparimtare në vetë Italinë. Gjatë kësaj periudhe, numri i partizanëve u rrit ndjeshëm. Pra, nëse në shkurt – mars 1944 në Italinë Veriore kishte 20-30 mijë prej tyre, atëherë deri më 15 qershor – tashmë 82 mijë (768). Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve sovjetikë që ikën nga kampet naziste luftuan në radhët e tyre.

Konferenca e Jaltës ( 1945 ) : A e keni ditur që Çerçili, Ruzvellti dhe Stalini në Krime , morën vendim unanim në fund të 1944 dhe shkurt 1945 në Krime se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t`i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende që kërkohet” ?

image.png

MILANo, 29 Prill 1945 (UP) – Patriotët italianë ekzekutuan Benito Musolinin të shtunën dhe të dielën një turmë ulëritës po godet me shkelma dhe pështyjë mbi eshtrat e tij të shtrirë në qendër të këtij qyteti ku lindi fashizmi italian.

Fytyra e Musolinit mbart një ulërimë përçmuese. Ai vdiq duke bërtitur “Jo! Jo!” ndaj një skuadre pushkatimi që mori jetën e tij dhe të zonjës së tij, pranë fshatit Dongo në liqenin e Komos pranë kufirit me Zvicrën në orën 16:10.

Trupi u dërgua me kamion në Milano dhe u hodh në sheshin e qytetit.

Një plumb depërtoi kokën tullac të Musolinit përmes ballit të majtë dhe kaloi tërësisht përmes tij, duke shqyer një pjesë të kafkës sipër dhe pas veshit të djathtë.

Truri që e futi Italinë fashiste në luftë derdhet në pisllëkun e një parcele të poshtër në qendër të Milanos.

Së bashku me Musolinin, Patriotët vranë zonjën e tij, Claretta Petacci, dhe 16 fashistë të tjerë, shumë prej tyre anëtarë të kabinetit të tij.

image.png

Trupat e të gjithëve u sollën në Milano, ku trupat e Ushtrisë së Pestë Amerikane hynë të dielën. Një turmë prej më shumë se 5000 personash u vendos menjëherë mbi kufomat duke shënuar fundin përfundimtar të fashizmit, i cili e

çoi Italinë drejt shkatërrimit të saj. (Mussolini, mistress executed by firing squadBy JAMES E. ROPER, United Press Staff Writer )

Mussolini is executed by Italian partisans. By Deseret News Apr 30, 2014, 5:52pm MDTCody Carlson, For the Deseret News

Siç vërtetohet më vonë, Duçja nuk shkoi i qetë drejt vdekjes. Ai besoi deri në momentin e fundit tek magjia e dokumenteve që dispononte dhe presioni që mund t’u bënte me to Aleatëve. Por, si çdo aferë që përfshin brenda saj me të njëjtin probabilitet suksesin dhe dështimin, edhe kjo e fundit e diktatorit italian, nuk i solli atij përfundimin e pritur. Në vend të marrëveshjes, Musolini mori një plumb pistolete dhe më pas qëndroi i varur kokëposhtë për disa ditë me radhë në një shesh në periferi të Milanos. Vdekja e tij e cila u konsiderua për vite me radhë si hakmarrje e ligjshme e italianëve , thënë si duhet që të mos ndahet Italia

Pra Mussolini u ekzekutua nga partizanët e vonshëm italian, vetëm e vetëm që të shpëtojë Italia nga ndarja, dhe që rusët mos të fusin hundët në Adriatikun, Tirrenin dhe mesdheun e nxehtë. /KultPlus.com

image.png

‘E vërteta është kaq e çmuar saqë duhet mbrojtur gjithmonë me një gardh gënjeshtrash’

40 thënie brilante nga Winston Churchill

Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”.

Po ju sjellim disa nga thëniet e tij më brilante:

Shakaja është një gjë shumë serioze.

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Kurrë mos heq dorë nga jeta. Gjithçka ka një rrugëzgjidhje, përveç vdekjes.

Të gjithë njerëzit gabojnë, por vetëm njerëzit e mëdhenj mësojnë nga gabimet.

Politikani bëhet burrështetas kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

Socialistët janë si Kristofor Kolombi: nisen pa e ditur ku duan të shkojnë, kur mbërrijnë nuk e dinë se ku ndodhen; dhe e gjitha kjo bëhet me paratë e të tjerëve.

Suksesi është aftësia për të kaluar nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin.

Përgjegjësia është çmimi i madhështisë.

Mësimi më i madh i jetës është të kuptosh se edhe të çmendurit, nganjëherë, kanë të drejtë.

Nëse një person pi duhan pranë tabelës “ndalohet duhani”, i duhet vënë gjobë, por nëse aty pinë duhan 200 persona, atëherë duhet hequr tabela.

Është mëkat të mos bësh asgjë me justifikimin se nuk mund të bësh gjithçka.

Lufta është një pjellë e mendjes njerëzore, dhe mendja njerëzore mund të pjellë edhe paqen.

Qeniet njerëzore mund të ndahen në tri kategori: të lodhurit për vdekje, të mërziturit për vdekje dhe të shqetësuarit për vdekje.

Njeriu nuk vlen për paratë që ka, por për respektin që gëzon.

Demokracia funksionon kur ata që vendosin janë dy dhe njëri është i sëmurë.

Ka një numër të hatashëm gënjeshtrash që sillen nëpër botë dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta.

Ndërtimi bëhet pak nga pak për vite të tëra. Kurse shkatërrimi mund të bëhet për një çast.

Ndryshimi nuk ka asgjë të gabuar, po qe në kahun e duhur.

Aftësia politike është aftësia e të parashikuarit çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm, vitin e ardhshëm. Duke qenë i aftë pastaj të tregosh shkakun pse nuk ndodhi.

Fillimisht ne u kemi dhënë formë ndërtesave, pastaj ato na dhanë formë ne.

Pacifist është ai njeri që ushqen krokodilin me shpresën se do të hahet i fundit.

Vështirësitë e kaluara janë mundësi të fituara.

Kursimet janë një gjë shumë e mirë, sidomos nëse i kanë bërë prindërit e tu për ty.

Nuk ka investim më të mirë, për asnjë komunitet, sesa të fusë qumësht brenda fëmijëve.

Kam dhënë dorëheqjen, por e kam refuzuar.

Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se të humbjes, por nuk janë më pak të vështira.

Fanatik është ai që s’mund të ndryshojë ide dhe nuk do të ndryshojë as argument.

Shtetet e Bashkuara bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, vetëm pasi i kanë shteruar të gjitha alternativat.

Kam frikë vetëm nga njerëzit që nuk dinë të arsyetojnë.

Problemi i kohës sonë është se njerëzit nuk duan të jenë të dobishëm, por të rëndësishëm.

Pemët e vetmuara, nëse arrijnë të rriten, bëhen të forta.

Nëse e tashmja ndalon të gjykojë të shkuarën, humbet të ardhmen.

Ka shumë gjëra në jetë që tërheqin shikimin, pak ato që tërheqin zemrën: ndiq këto të fundit.

Ndryshimi nuk është patjetër përmirësim, por për të përmirësuar duhet ndryshuar.

Përpiqu të mbash paraqitjen, që bota të t’japë besim për gjithçka tjetër.

S’është nevoja të ashpërsohen dënimet kundrejt bigamisë. Një bigam ka dy vjehrra: mendoj se kaq mjafton si dënim.

E vërteta është kaq e çmuar saqë duhet mbrojtur gjithmonë me një gardh gënjeshtrash.

Diktatorët kalërojnë mbi tigra nga të cilët nuk guxojnë të zbresin, ndërkohë që tigrat bëhen gjithnjë e më të uritur.

Demokracia është sistemi më i keq i mundshëm, përveç të gjitha sistemeve të tjera qeverisëse që kemi njohur deri tani. / KultPlus.com

75 vjet nga fjalimi historik i Winston Churchill: Një perde e hekurt ka zbritur në gjithë kontinentin

Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, vetëm disa muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill paralajmëroi për rritjen e ndikimit të Bashkimit Sovjetik në Evropën Lindore. “Nga Shteçini (Szczecin) në Baltik e deri në Trieste në Adriatik, një Perde e Hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin”, paralajmëroi ai në atë kohë.

Një kolegj i vogël në shtetin amerikan Mizuri po përgatitet të festojë 75 vjetorin e fjalimit të Kryeministrit britanik Winston Churchill, “Perdja e Hekurt”, në të cilin ai paralajmëroi shtrirjen e komunizmit nga ish-Bashkimi Sovjetik, që solli kështu epokën e Luftës së Ftohtë, njofton Zeri i Amerikes.

Presidenti i Kolegjit Westminster, Franc L. McCluer, e ftoi Çurçillin të fliste në kolegj në fund të vitit 1945.

Më 5 mars 1946, vetëm disa muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Çurçilli mbërriti, i shoqëruar nga Presidenti amerikan Harry Truman, i cili ishte vetë nga shteti Mizuri.

Gjatë fjalimit së tij, të titulluar “Indet e Paqes “, Çurçilli paralajmëroi se udhëheqësi sovjetik Josif Stalin po zgjeronte kontrollin e tij komunist në të gjithë Evropën Lindore dhe Qendrore, duke ngritur kështu alarmin për botën perëndimore që ende po rimëkëmbej nga lufta.

“Nga Shteçini në Baltik, deri në Trieste në Adriatik, një perde e hekurt ka zbritur në të gjithë kontinentin”, tha zoti Çurçill.

Pak më shumë se një vit më parë, me Luftën e Dytë Botërore që po përfundonte, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë u takuan për të planifikuar të ardhmen e Evropës së pas luftës dhe për të përshpejtuar përfundimin e konfliktit në Paqësor.

Udhëheqësi sovjetik Stalin pranoi të hynte në luftë për të ndihmuar në mposhtjen e Japonisë perandorake. Presidenti Franklin D. Roosevelt dhe Çurçilli lejuan ndikimin sovjetik mbi zonat që Rusisë ia mori Japonia dekada më parë.

Fillimisht e përshëndetur si një sukses i madh, konferenca më vonë u konsiderua nga shumë njerëz si momenti që Shtetet e Bashkuara u lejuan ndikim të tepruar sovjetikëve.

Në fjalimin e tij në Mizuri, Çurçilli paralajmëroi për rritjen e ambicieve sovjetike, një mesazh që nuk u prit mirë në Moskë, thotë Ivan Kurilla, profesor historie në Universitetin Evropian në Shën Pjetërburg.

“Autoritetet Sovjetike, Stalini personalisht, Molotovi dhe udhëheqës të tjerë të Bashkimit Sovjetik ishin shumë të mërzitur (për fjalimin) dhe ata menduan se Çurçilli kishte shpallur në të vërtetë një kryqëzatë të re kundër Bashkimit Sovjetik. Autoritetet sovjetike menduan se Çurçilli shpalli në të vërtetë një të ardhme në të cilën Bashkimi Sovjetik do të shkëputej nga bota perëndimore dhe nga ajo që ende nuk ishte vendosur por që do të vijonte, si krijimi i aleancave dhe planit Marshall për Perëndimin dhe asgjë nga kjo nuk do të ishte e disponueshme për Bashkimin Sovjetik. Kështu që të gjitha së bashku, dhanë përshtypjen e parë se Bashkimi Sovjetik do të ishte i vetëm në përpjekjen e tij për të rimëkëmbur ekonominë ruse”, thotë profesor Kurilla.

Kina dhe Bashkimi Sovjetik janë parë gjithnjë e më shumë nga Perëndimi si një kërcënim komunist.

Profesor Kurilla thotë se fjalimi i Çurçillit paralajmëroi Luftën e Ftohtë dhe perden prej betoni që u ndërtua në Berlin në 1961.

Gjermania u nda në pjesën perëndimore kapitaliste dhe lindjen komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.

“Ishte një profeci që pasqyroi atë që ndodhi pas fjalimit. Nuk mund të them se në pranverën e vitit 1946 ajo ishte tashmë Perde e Hekurt, kur linjat nuk ishin të forta, nuk ishin vendosur njëherë e mirë”, thotë profesor Kurilla.

Më 13 gusht 1961, trupat e Gjermanisë Lindore filluan të mbyllnin sektorin lindor të Berlinit me tela me gjemba dhe postblloqe, për të filluar ndërtimin e Murit të Berlinit.

Vetë muri ishte gati 3.6 metra i lartë, dhe kufiri gjithashtu ruhej nga qindra kulla vrojtimi, llogore kundër automjeteve, bunkerë, tela me gjemba, gardhe sinjalizuese dhe pengesa të tjera.

Shumë u përpoqën ta kalonin atë. Disa patën sukses, të tjerët u kapën ose u vranë.

Versioni përfundimtar i murit u ndërtua në 1975 dhe përshkonte 150 kilometra përqark Berlinit Perëndimor.

Muri vazhdoi të qëndrojë deri në 1989.

“Dita e Unitetit” është festë kombëtare gjermane që shënohet më 3 tetor – data në vitin 1990 që ribashkimi gjerman u përmbush pas rënies së Murit të Berlinit.

Për shkak të kufizimeve ndaj COVID-19 përkujtimi më 12 mars në Kolegjin Westminster në Fulton zhvillohet këtë vit virtualisht me paraqitjen e një dokumentari dhe një ekspozite të re nga Muzeu Kombëtar Amerikan për Çurçillin./ KultPlus.com

Piktura e Churchill shitet për më shumë se tetë milionë euro

Më e famshmja ndër pikturat e realizuara nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill (1874-1965), u shit sot në ankand për shtatë milionë stërlina (8,1 milionë euro) nga shtëpia e ankandit Christie’s, në Londër.

“Kulla e xhamisë Koutoubia” (1943), është një pikturë e realizuar me rastin e një vizite zyrtare në Marok gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Vepra e realizuar në vaj, e ofruar për shitje nga aktorja amerikane Angelina Jolie, konsiderohet të jetë piktura më e rëndësishme e Sir Winston Churchill, për shkak të ndërthurjes së saj me historinë e shekullit XX”, tha historiani i artit britanik, Barry Phipps.

Peizazhi i thjeshtë dhe i zbukuruar i pikturës përfaqëson minaren, simbolin e fuqisë së dinastisë Almohad (shek. XII), e ndërthurur me muret e qytetit antik dhe e mbështetur në malet e mbuluara me dëborë.

Në atë kohë, Churchill ia dhuroi atë Roosevelt-it.

E shitur nga një prej djemve të Roosevelt në vitet 1950, piktura ndryshoi pronarë disa herë, para se të zbarkonte në vitin 2011 në koleksionin e çiftit hollivudian Angelina Jolie dhe Brad Pitt./ atsh/ KultPlus.com

‘Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme’

Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

KultPlus sot ju sjell një thënie të tij që flet për politikanin ideal.

“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, Churchill u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Dhe ne vitin 1965 ai vdiq ne Britaninë e Madhe dhe u Varros ne Spanje./ KultPlus.com

‘Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme’

Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur, kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

Sonte KultPlus ju sjell ndër thëniet më të fuqishme të Churchill-it, që flet për politikanin ideal.

Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme. / KultPlus.com

“Njeriu nuk vlen për paratë që ka, por për respektin që gëzon”

40 thënie brilante nga Winston Churchill

Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”.

Po ju sjellim disa nga thëniet e tij më brilante:

Shakaja është një gjë shumë serioze.

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Kurrë mos heq dorë nga jeta. Gjithçka ka një rrugëzgjidhje, përveç vdekjes.

Të gjithë njerëzit gabojnë, por vetëm njerëzit e mëdhenj mësojnë nga gabimet.

Politikani bëhet burrështetas kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

Socialistët janë si Kristofor Kolombi: nisen pa e ditur ku duan të shkojnë, kur mbërrijnë nuk e dinë se ku ndodhen; dhe e gjitha kjo bëhet me paratë e të tjerëve.

Suksesi është aftësia për të kaluar nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin.

Përgjegjësia është çmimi i madhështisë.

Mësimi më i madh i jetës është të kuptosh se edhe të çmendurit, nganjëherë, kanë të drejtë.

Nëse një person pi duhan pranë tabelës “ndalohet duhani”, i duhet vënë gjobë, por nëse aty pinë duhan 200 persona, atëherë duhet hequr tabela.

Është mëkat të mos bësh asgjë me justifikimin se nuk mund të bësh gjithçka.

Lufta është një pjellë e mendjes njerëzore, dhe mendja njerëzore mund të pjellë edhe paqen.

Qeniet njerëzore mund të ndahen në tri kategori: të lodhurit për vdekje, të mërziturit për vdekje dhe të shqetësuarit për vdekje.

Njeriu nuk vlen për paratë që ka, por për respektin që gëzon.

Demokracia funksionon kur ata që vendosin janë dy dhe njëri është i sëmurë.

Ka një numër të hatashëm gënjeshtrash që sillen nëpër botë dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta.

Ndërtimi bëhet pak nga pak për vite të tëra. Kurse shkatërrimi mund të bëhet për një çast.

Ndryshimi nuk ka asgjë të gabuar, po qe në kahun e duhur.

Aftësia politike është aftësia e të parashikuarit çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm, vitin e ardhshëm. Duke qenë i aftë pastaj të tregosh shkakun pse nuk ndodhi.

Fillimisht ne u kemi dhënë formë ndërtesave, pastaj ato na dhanë formë ne.

Pacifist është ai njeri që ushqen krokodilin me shpresën se do të hahet i fundit.

Vështirësitë e kaluara janë mundësi të fituara.

Kursimet janë një gjë shumë e mirë, sidomos nëse i kanë bërë prindërit e tu për ty.

Nuk ka investim më të mirë, për asnjë komunitet, sesa të fusë qumësht brenda fëmijëve.

Kam dhënë dorëheqjen, por e kam refuzuar.

Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se të humbjes, por nuk janë më pak të vështira.

Fanatik është ai që s’mund të ndryshojë ide dhe nuk do të ndryshojë as argument.

Shtetet e Bashkuara bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, vetëm pasi i kanë shteruar të gjitha alternativat.

Kam frikë vetëm nga njerëzit që nuk dinë të arsyetojnë.

Problemi i kohës sonë është se njerëzit nuk duan të jenë të dobishëm, por të rëndësishëm.

Pemët e vetmuara, nëse arrijnë të rriten, bëhen të forta.

Nëse e tashmja ndalon të gjykojë të shkuarën, humbet të ardhmen.

Ka shumë gjëra në jetë që tërheqin shikimin, pak ato që tërheqin zemrën: ndiq këto të fundit.

Ndryshimi nuk është patjetër përmirësim, por për të përmirësuar duhet ndryshuar.

Përpiqu të mbash paraqitjen, që bota të t’japë besim për gjithçka tjetër.

S’është nevoja të ashpërsohen dënimet kundrejt bigamisë. Një bigam ka dy vjehrra: mendoj se kaq mjafton si dënim.

E vërteta është kaq e çmuar saqë duhet mbrojtur gjithmonë me një gardh gënjeshtrash.

Diktatorët kalërojnë mbi tigra nga të cilët nuk guxojnë të zbresin, ndërkohë që tigrat bëhen gjithnjë e më të uritur.

Demokracia është sistemi më i keq i mundshëm, përveç të gjitha sistemeve të tjera qeverisëse që kemi njohur deri tani. / KultPlus.com

‘Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme’

Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur, kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

Sonte KultPlus ju sjell ndër thëniet më të fuqishme të Churchill-it, që flet për politikanin ideal.

Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme. / KultPlus.com

Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Nga Aurenc Bebja 

“La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Një deklaratë e z. Churchill për Shqipërinë

 Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim. Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman. Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë. Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.

Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake. Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.

“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942: domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.

Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1943-deklarata-e-winston-churchill-ne-dhomen-e-komunave-per-shqiperine-dhe-luftetaret-e-saj/

‘Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme’

Sot shënohet 55 vjetori i vdekjes së politikanit të njohur Winston Churchill, shkruan KultPlus.

Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

KultPlus sot në 55 vjetorin e vdekjes së Churchill ju sjell një thënie të tij që flet për politikanin ideal.

“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, Churchill u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Dhe ne vitin 1965 ai vdiq ne Britaninë e Madhe dhe u Varros ne Spanje./ KultPlus.com

“Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë”

Nuk ka asnjë dyshim se Winston Churchill, burri i madh që qante mes rrënojave të së kaluarës së tij parlamentare ishte një udhëheqës më i mirë, sepse kishte kaluar një jetë të tërë duke u përgatitur për rolin e tij.

Por ka pasur një periudhë në të njëzetat dhe tridhjetat e tij – në epokën e largët Eduardiane – kur suksesi ia kish bërë me sy në skenën botërore dhe kur energjia e një karakteri më të ri dhe të vrullshëm ishte nën komandën e tij.

Aventurat dhe përvojat e hidhura të atyre viteve të para ishin themelore për të formuar njeriun që triumfoi në Luftën e Dytë Botërore…

Në vijim, do t’ju njohim me 27 nga thëniet më të bukura të Winston Churchill dhe historinë e tij, për ata që duan një përshkrim të hollësishëm për burrin e pushtetshëm – Winston, para se të bëhej kryeministri Churchill…

Fanatik është ai që nuk mund të ndërrojë mendje dhe nuk dëshiron të ndërrojë temë.

Shakaja është një gjë shumë serioze.

Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Politikani ka aftësinë të parashikojë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse parashikimet nuk ndodhën.

I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty – të mos e vrasësh atë.

Paqebërësi është ai që: Përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.

Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave.

Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara.

“Ngrënia e fjalëve” nuk m’’i ka bërë asnjëherë keq tretjes.

Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjasin më shumë se të tjerat.

Historinë e shkruajnë fitimtarët.

Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.

Jam gjithnjë gati të mësoj, sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim.

Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barbartë.

Unë jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen.

Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë.

Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar.

Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi.

Nëse hapim një grindje midis së shkuarës dhe të tanishmes, atëherë do të kuptojmë se kemi humbur të ardhmen.

Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë.

Është gabim të shikosh tepër larg përpara. Vetëm një hallkë e zinxhirit mund të kapet në një kohë të caktuar.

Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë, sesa të marrësh.

Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz.

Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entusiazmin.

Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: trimëria për të vazhduar është gjithçka.

Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes.

“Nuk është gjithmonë e mjaftueshme ta bëjmë më të mirën. Ndonjëherë ne duhet ta bëjmë atë që kërkohet.”

“Argumenti më i mirë kundër demokracisë është biseda pesë minutëshe me votuesin mesatar.”

“Mësimi më i madh në jetë ësht ta kuptosh se madje edhe budallenjtë ndonjëherë kanë të drejtë.”

“Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.”

“Një fjalim i mirë duhet të jetë si fustani i një gruaje: mjaftueshëm i gjatë për ta mbuluar subjektin dhe mjaftueshëm i shkurt për të zgjuar interes.”

“Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen në një fjalë: Liri, Drejtësi, Nder, Shpresë.”

“Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë”.

“Kam arritur shumë gjëra, sepse nuk e shpenzoj energjinë time kot.

Unë nuk rrij në këmbë kur mund të ulem, kurrë nuk ulem nëse mund të shtrihem.”

“Gjithçka që dua është pajtueshmëria me dëshirat e mia, pas një diskutimi të arsyeshëm”.

“Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj”.

“Ka shumë gënjeshtra të tmerrshme për botën, dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta”.

“Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë”.

“Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi”

“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; Të përsosesh, do të thotë të ndryshosh shpesh”.

“Është gabim të shikosh shumë përpara. Vetëm një hallkë në zinxhirin e fatit mund të mbahet sot”

“Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por vetëm njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e tyre”.

“Suksesi është që të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin”.

“Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh”.

Winston, para se të bëhej Churchill

Kur Winston Churchill hyri në Parlament, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 1900, ai ishte 26 vjeç, dhe tashmë i famshëm. Ishte regjistruar ose kishte shërbyer në jo më pak se 4 konflikte të përgjakshme, në Kubë, Afganistan, Sudan dhe Afrikën e Jugut – dhe ka diçka të frikshme mënyra se si skenat e aventurave të tij të hershme do të vazhdonin të na faniteshin më shumë se një shekull më vonë.

Këto kishin qenë materiale për pesë librat që ai tashmë i kishte botuar (një prej tyre ishte romani i vetëm, Savrola), si dhe copëza gazetarie.

Ai shijoi aventurat dramatike në Luftën e Boerëve, u burgos përpara se të arratisej, dhe më pas u rikthye t’i tregonte botës për këto aventura, duke lëvizur në të gjithë vendin me një leksion plot slide – Power Point-i i asaj kohe, prej druri – me titull “Lufta siç unë e pashë”.

Ky i fundit do të ishte edhe nëntitulli i vëllimeve të mëvonshëm të kronikave të luftës së Dytë Botërore, raporton bota.al.

Përpara se të bëhej deputet ai u nis për të bërë më shumë para (ndonëse më pak se shpresonte) në një turne nëpër Amerikë për të dhënë leksione.

Më tej, iu rikthye skenës politike. Dhe çfarë kthimi… I zgjedhur si konservator, ai sulmoi partinë e tij dhe më pas kaloi nga liberalët në vitin 1904.

Më pak se dy vjet më vonë, liberalët fituan zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchilli do të mbante poste ministrore për dhjetë vitet e ardhshme.

Në 1908 ai ishte në kabinet; në 1911 ai ishte Lord i Parë i Marinës. Dhe deri në fundin e 1915, pasi kishte udhëhequr flotën më të madhe mbi Tokë, në fillimin e luftës më të madhe që kish parë historia, karriera e tij kishte pësuar kolaps. Një 40-vjeçar me një të ardhme të madhe prapa krahëve.

Kjo është historia dramatike e rrëfyer tek “Young Titan”. Michael Shelden ka bërë emër si biograf letrar, me një seri librash mbi brezin e jashtëzakonshëm të shkrimtarëve anglezë, të lindur pikërisht në atë dekadë të parë të shekullit të kaluar kur Churchilli po përgatitej për karrierën e tij: Graham Greene, Cyril Connolly dhe George Orwell.

Libri i tij i ri është një shkëputje, por që bën dallim. Ai ofron një portret të gjallë të një të riu teksa formohet, aq ambicioz sa edhe i aftë, dhe i dhënë pas parasë: asnjë njeri në moshën e tij, i mburrej ai të ëmës, “nuk do të kish mundur të fitonte 10 000 stërlina pa patur kapital, në më pak se dy vite”.

Siç e përshkruan Shelden, Churchilli kërkonte një grua ashtu sikurse dhe karrierë e para, dhe fillimisht pa shumë sukses. Ai jetonte nën hijen e të atit, Lord Randolph Churchill, i cili kishte shkatërruar në mënyrën më të keqe të mundshme karrierën e vet politike dhe pastaj, në moshën 45 vjeç, kur Winston ishte 20, kish vdekur prej sifilizit.

Pastaj ishte Lady Randolph, me emrin e lindjes Jennie Jerome of Brooklyn, nëna xhepshpuar, paksa e krisur dhe shumë irrituese e Churchillit.

Nuk ka të dhëna për dëfrime të tepruara beqarie të Winstonit, dhe si Sheldeni por edhe shumë autorë të tjerë mund të konkludojnë që qejfet nuk ishin prirja e tij. Ajo që dihet është që Pamela Plowden dhe Ethel Barrymore e kishin lënë, përpara se ai të takonte Clementine Hozier.

Churchill kishte formuar tashmë një miqësi të ngushtë me Violet Asquith, bija e kryeministrit dhe Violet nuk kishte ndonjë mendim të mirë për Clementine, kur Churchilli u martua me të në vitin 1908.

Por kjo mund të ketë qenë xhelozi, dhe Clementine më vonë rezultoi të ketë qenë një prej zgjedhjeve më të mira që Churchillli ka bërë në jetën e tij. “Pyes veten se si kam bërë që kam jetuar 23 vjet pa ty”, i tha ajo Churchillit.

Aventurieri i jashtëzakonshëm, Wilfrid Scawen Blunt, ai vetë një person i dhënë pas grave, me siguri kishte të drejtë kur pa tek Churchill-ët një çift të lumtur jashtë të zakonshmes.

Në vitet që mbulon libri “Young Titan”, Clementine lindi dy vajzat e mëdha dhe djalin, Randolph, i cili do të shndërrohej në një problem.

Ndërkohë që Shelden na fut në disa prej kontradiktave më të hidhura të asaj periudhe plot turbulenca si dhe rolin e Churchillit në to, që nga e drejta e votës për gratë deri tek sundimi në Irlandë, ai neglizhon disa kauza të tjera të mëdha politike të epokës.

Por pastaj, vetë Churchilli, pa ndonjë instikt apo bindje fetare, kishte shumë pak interes për betejën e ashpër për edukimin sektarian që vendosi konservatorët dhe Kishën e Anglisë nga njëra anë, kundër Liberalëve dhe kishave kundërshtuese.

Pavarësisht gjithë kësaj, personaliteti i paqëndrueshëm i Churchillit është e vështirë që të kategorizohet ideologjikisht; Shelden e bën të qartë që ai ishte një politikan instiktiv dhe jo reflektiv. Disa prej instikteve të tij ishin të mirë.

Ai ishte gjithmonë një imperialist dhe, sipas standardeve, një racist, por ai dënonte “vrasjen e indigjeneve dhe grabitjen e tokave të tyre”. Ai nuk ishte një egalitarian social, por ai bëri “punën e kazmës”, siç thotë Shelden, për Ligjin Kombëtar të Sigurimeve të vitit 1911, që hodhi themelet për mirëqenien sociale të mëvonshme.

Ai ishte për rendin dhe ligjin, përfshirë ndëshkimin kapital. Por ai vetë ka thënë se “më rëndoi shumë”, kur iu desh që të firmosë dënimin e parë me vdekje, kur ishte Sekretar i Punëve të Brendshme dhe, siç ka thënë George Orwell më vonë, ai ishte miku më i mirë që kanë pasur ndonjëherë të burgosurit, jashtëzakonisht human në shqetësimin e tij për mirëqenien e burrave dhe fëmijëve që mbaheshin në burgjet e pista të Britanisë.

Të thuash se ky libër i admirueshëm është më mirë se trilogjia e William Manchester, kompletuar kohët e fundit nga Paul Reid, nuk është se thua shumë, por në disa drejtime krahasohet fare mirë me disa prej veprave të tjera për Churchillin. Sigurisht që ka edhe këtu boshllëqe.

Churchilli ishte një njeri që gjithmonë e ndante më dysh opinionin, me admirues të ngrohtë dhe kritikë të fortë, dhe Shelden priret nga admirimi. Por ai mund të kish bërë më shumë për të shpjeguar mospëlqimin dhe mosbesimin që frymëzonte Churchilli, i cili shihej si një oportunist pa parime (“i llojit amerikan”, ishte epiteti që i vishej më shpesh kur e kritikonin).

Churchilli është veçanërisht i vështirë të mbrohet në kohën e “Qëndrimit të Fundit”, siç e quan Shelden, kapitullin përmbyllës pas nisjes së Luftës së Madhe në 1914. Ai i kushton jo më shumë se një paragraf fushatës fatkeqe në Galipoli, për të cilën Churchilli ishte jo vetëm mbështetësi kryesor, por që për pak sa nuk solli edhe fundin një herë e mirë të karrierës së tij: “Me një befasi të habitshme, karriera e tij meteorike shpërtheu në ajër”. Ne mund të jemi mirënjohës që ajo më vonë u rigjallërua, por ky rrëfim shpjegon për të rrëfyer përse ajo po shkonte drejt fundit.

Prelud i një Kryeministri

Afër mesnatës, në një të shtunë në maj 1941, një valë avionësh u shfaqën mbi Londër, me siluetat e tyre përkundrejt një qielli të ndriçuar prej Hënës. Teksa kaluan zhurmshëm mbi Urën e Westminster, rrugë të tëra shpërthyen në flakë, zjarret u ndezën pranë Westminster Abbey, dhe predhat tronditën kullën e Big Benit.

Shumë shpejt flakët po përfshinin sallën e Dhomës së Përfaqësuesve. Çatia u shemb, galeritë po ashtu dhe një rrebesh me hekura dhe suva zuri poshtë rreshtat e karrikëve me lëkurë ngjyrë të gjelbër, ku aq shumë debate ishin zhvilluar gjatë dekadave. Vetëm muret e djegur mbetën në këmbë.

Ditën tjetër në pasdite, ndërkohë që pjesë të Londrës vazhdonin të digjeshin dhe era e tymit ndihej ngado, Winston Churchilli erdhi në Parlament që të inspektonte dëmet. Kjo ishte pranvera e dytë e luftës së Adolf Hitlerit kundër Britanisë së Madhe, dhe Churchilli po mbushte vitin e parë si Kryeministër.

Për befasinë e të gjithëve, kulla e orës – ndonëse e nxirë dhe e mbushur me shenja predhash – i qëndroi sulmit, dhe akrepat e Big Benit vazhdonin të rendnin. Duke qenë se sulmi kishte ndodhur gjatë natës, vetëm pak njerëz kishin qenë në ndërtesë, dhe numri i të vdekurve ishte i kufizuar në tre, përfshirë dy policë.

Por, në të gjithë Londrën, numri i viktimave ishte i tmerrshëm, me më shumë se tre mijë të vrarë apo të plagosur. Do të rezultonte nata më e keqe e Blitz-it. Teksa lëvizte nëpër rrënoja, Churchilli u ndal pranë disa trarëve të djegur dhe i hodhi një vështrim solemn shkatërrimit rreth e rrotull. Pa çati, rrënojat ndriçoheshin me një rreze të zbehtë drite që mezi hynte brenda, ndërsa ajri ishte i trashë me pluhur.

Nuk kish asnjë relike për të shpëtuar, asgjë të re për të mësuar për metodat e armikut. Në një kuptim, kjo ishte thjeshtë më e fundit në një listë të gjatë ndërtesash që vuanin furinë e luftës moderne. Por, sigurisht, këtu kishte një viktimë më të madhe – ishte goditja e drejtpërdrejtë mu në zemrën e jetës politike britanike. Me një sulm të vetëm bombarduesit e Hitlerit kishin shembur shtëpinë e një prej ansambleve më të rëndësishme demokratike. Siç do të thoshte vetë Churchilli më vonë: “Dhoma jonë e vjetër e Përfaqësuesve është bërë copë e çikë”.

Humbja ishte personale. Kryeministri kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës në këtë sallë, duke filluar me paraqitjen e tij në të si anëtar i ri 40 vite më herët, kur ishte një djalosh i ri me flokë të kuqe, sytë ngjyrë blu dhe një fytyrë djaloshare. Këtu, siç do të thoshte edhe vetë, ai mësoi “zanatin e tij”. Në këtë ndërtesë babai i tij – Lord Randolph Churchill – kish qëndruar si aleat i Disraelit dhe kundërshtar i Gladstone.

Në Galerinë e Grave nëna e tij e lindur në Amerikë – Jennie e pathyeshme – kish parë me krenari teksa i biri mbante fjalimin e parë. Kish debatuar këtu me miq dhe me armiq – që nga ditët e para të shekullit kur i kishte bërë ballë makinerisë politike të Joseph Chamberlain deri në kohët më të vona kur kishte sfiduar gjykimin e djalit më të vogël të Joe, Beville, i cili e kish nënvlerësuar aq shumë Hitlerin në vitet tridhjetë.

Këtu ai kishte shijuar momente triumfi dhe kish pësuar humbje; kish mbajtur fjalime brilantë dhe, ndonjëherë, ndonjë fjalim të kotë; kish fituar admirimin e shumëkujt; dhe kishte zemëruar jo pak vetë.

Në një rast të paharrueshëm në fillim të karrierës së tij, një kundërshtar kishte kërcyer përpjetë gjatë një debati të ashpër, kish marrë vëllimin e Spikerit të Dhomës ku përmbaheshin rregullat e debateve dhe e kish hedhur në drejtim të tij, duke e goditur në fytyrë, e duke i shkaktuar një plagë prej ku shumë shpejt nisi të rrjedhë gjak.

Gjatë krizës së abdikimit të vitit 1936, kur ishte përpjekur të ofronte fjalë mbështetjeje për Eduardin III, ulërima proteste kishin mbushur Dhomën, duke e bërë të heshtë si dhe duke nxitur disa ta parashikonin se karrierës së tij politike i kishte ardhur fundi.

Historisë i pëlqejnë fituesit dhe pamja e një Churchilli të moshuar, fitimtar ka lënë për një kohë të gjatë në hije historinë e djaloshit plot ambicie që doli në skenë dhe kuptoi se kishte arritur më shumë se sa duhej dhe që u largua nga detyra me reputacionin të bërë copë.

Megjithatë, në shumë drejtime, periudha e hershme është më shumëngjyrëshja e karrierës së tij politike dhe ajo është kyçe për formimin e karakterit të tij. Ishte një kohë e gjallërishme, e mbushur me dramë, intrigë politike, kurajë personale dhe llogari të bëra keq.

Churchilli mendoi se shansi i tij për madhështi do t’i vinte herët në jetë dhe për një njeri kaq të pandalshëm dhe plot ambicie, pritja e gjatë ishte e vështirë të durohej.

Në kohën kur u bë Kryeministër në moshën 65 vjeç, ai ishte më shumë se gati për detyrën dhe ishte në gjendje t’i ofronte botës pak a shumë atë që ajo pret prej heronjve të saj – përveç ngazëllimit dhe efektin magjepsës që vetëm rinia e ka.

Nuk ka asnjë dyshim se burri i madh që qante mes rrënojave të së kaluarës së tij parlamentare ishte një udhëheqës më i mirë sepse kish kaluar një jetë të tërë duke u përgatitur për rolin e tij. Por ka pasur një periudhë në të njëzetat dhe tridhjetat e tij – në epokën e largët Eduardiane – kur suksesi ia kish bërë me sy në skenën botërore dhe kur energjia e një karakteri më të ri dhe të vrullshëm ishte nën komandën e tij.

Aventurat dhe përvojat e hidhura të atyre viteve të parë ishin themelore për të formuar njeriun që triumfoi në Luftën e Dytë Botërore. Karriera e Winstonit të ri filloi me ëndrra suksesi që nxitën një ngjitje politike spektakolare, por që përfundoi me dështime dramatike, duke sjelle një rënie po aq spektakolare.

Në moshën 40 vjeçare ai konsiderohej një njeri që i kish lënë pas tashmë ditët e tij më të mira. Shlyerja e premtimit të rinisë do të bëhej sfida e madhe e jetës së tij më vonë. / KultPlus.com

“Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet” – Shprehje nga ata që e bënë historinë

Harry S. Truman: “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se të jesh president është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”!

Nikita Khrushchev: “Politikanët janë kudo të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku s’ka lumë”!

Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”!

Voltaire: “O Zot! Më shpëto nga miqtë e mi, se nga armiqtë mbrohem vetë”!

John F. Kennedy: “Nëse jemi të fortë, forca jonë flet vet. Nëse jemi të dobët, fjalët s’na ndihmojnë”!

Robert Frost: “Liberali është ai që është aq tolerant sa që mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”!

Friedrich Nietzsche: “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq”!

Charles de Gaulle: “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që e thotë, befasohet kur të tjerët e besojnë”!

Margaret Thatcher: “Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”!

Ronald Reagan: “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”!

Stanley Kubrick: “Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

Mason Cooley: “Tre njerëz të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën”!

James Clark: “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrështetas mendon për brezin e ardhshëm”!

Ely Culbertson: “Politika, një emër diplomatik për ligjin e xhunglës”!

Will Rogers: “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të kuptoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”!

Pierre Trudeau: “Në pikëpamje akademike përpiqeni ta pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t’ia përshtatni fakteve përreth jush”!

Alexis de Tocqueville: “Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë”!

Jesse M. Unruh: “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!

Georges Pompidou: “Një burrështetas është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes!

Bernard Baruch: “Votoni për njeriun që premton më pak, se ai do të jetë më pak zhgënjyes”!

Winston Churchill: “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni veç një herë”!

Soren Kierkegaard: “Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”!

Harold Wilson: “Në politikë një javë është kohë shumë e gjatë”!

Boris Mashalov: “Kongresi është i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë e nuk thotë asgjë. Askush s’dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord”!

Johann Wolfgang von Goethe: “Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet”!

Marie Ebner: “Ne botë do të kishte më pak çaste të kobshme, nëse të këqijat s’do të bëheshin në emër të ndonjë të mire”!

Adolf Hitler: “Sa fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”

Faik Konica: “Ati ynë që je në Qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”!

Sydney J. Harris: “Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia – unë isha gabim”!

Konrad Adenauer: “Jetojmë të gjithë nën një qiell, por askush s’ka të njëjtin horizont”!

“Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë”

Winston Churchill

“Është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç gjithë të tjerave që janë provuar.”

“Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.”

“Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.”

“Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.”

“Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka dikur në jetën tuaj.”

“Argumenti më i mirë kundër demokracisë është një muhabet pesë minutësh me një votues të zakonshëm.”

“Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.”

“Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.”

“Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.”

“Më pëlqejnë shumë derrat. Qentë na shohin me sy ngritur. Macet na shohin me sytë poshtë. Derrat na konsiderojnë si të barabartë.”

“Kam marrë më shumë nga alkooli, nga sa ka marrë alkooli nga unë.”

“Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, por në politikë shumë herë.”/KultPlus.com

“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”

Winston Leonard Spencer-Churchill, ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për Letërsi.

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

KultPlus sot ju sjell një thënie të Churchill që flet për politikanin ideal.

“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme”.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, Churchill u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Dhe ne vitin 1965 ai vdiq ne Britaninë e Madhe dhe u Varros ne Spanje./ KultPlus.com