Shaqiri pozon para Fadil Berishës: Krah tij edhe Xhesika Berberi dhe vajza e Ismail Kadaresë (FOTO)

Xherdan Shaqiri ishte një ndër yjet shqiptare më të përfolura të botërorit të futbollit në shtetin rus.

Futbollisti shqiptar që përfaqësoi ngjyrat e Zvicrës, u bë temë e mediave botërore pas festimit të golit të shënuar kundër Serbisë duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Kjo ka bërë që edhe më tepër të rrëmbejë zemrat e shqiptarëve anembanë planetit tokë, të cilët sa herë e hasin i kërkojnë autografe dhe dëshirojnë të fotografohen.

Por, së fundi 26-vjeçari ka filluar pushimet verore pas përfundimit të kampionatit të Kupës së Botës, ku po shijon çdo moment në New York të SHBA-ve.

Ai gjatë këtyre pushimeve është takuar edhe me shumë personalitete të njohura shqiptare gjersa ka gjetur pakës kohë edhe të pozojë para fotografit shqiptar Fadil Berishës.

Pos me këtë të fundit, lojtari është takuar edhe me modelen Xhesika Berberin si dhe vajzën e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadaresë, Besianën.
https://www.instagram.com/p/BljIpikF8JM/?taken-by=fadilberisha
Ndryshe, Shaqiri është angazhuar gjatë javës së kaluar nga skuadra e Liverpoolit duke braktisur ekipin e Sotke Cityt për 13.5 milionë euro./KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BllIs_mH-xR/?taken-by=shaqirixherdan

“Erdha, pashë, fitova”

“Veni. Vidi. Vici” është shprehja e famshme e Julius Caesarit që është përdorur edhe shumë kohë pas përdorimit fillestar, shkruan KultPlus.

Faqja “Images of Kosovo” që promovon figurat e rëndësishme të vendit, ka krijuar një fotografi në të cilën kanë vendosur tri figurat shqiptare që nga Kampionati Botëror sollën emocione të forta për publikun shqiptarë e duke e përcjellur domethënien e simbolit të “shqiponjës” në mbarë botën.

Fotografia me mbishkrimin “Erdha. Pashë. Fitova”, ka të vendosur fotografitë Era Istrefit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës të kufizuar në hartën e Kosovës, për ata të cilët shumëfishuan emocionet e shqiptarëve kur nga stadiumi i Rusisë krijuan simbolin e shqiponjës, duke përshëndetur kombin e vendin e tyre. / KultPlus.com

Shqipet e botërorit (FOTO)

Kampionati Botëror që është pozicionuar këtë vit në Rusi sonte ka arritur në natën kulminante. Ky kampionat ishte mjaft i ngarkuar emocionalisht për shqiptarët anë e mbarë botës.

Këngëtarja Era Istrefi, sonte ktheu gjithë sytë e botës nga ajo me performancën e Himnit të Kampionatit Botëror. Ajo sonte performoi “Live it Up”, përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo, shkruan KultPlus.

Para kësaj, shqiptarët e Kosova u vendos në shumë media ndërkombëtare, falë ‘shqiponjës’ së futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Emocione të shumëfishta i dhuruan publikut shqiptar, e atyre që njihnin historinë e vendit të tyre. Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ata triumfuan me dy gola ndaj kombëtares së Serbisë, duke e nxjerrë Zvicrën fituese të asaj ndeshje.

“Shqiponja”, në mes të Rusisë, në ndeshje me Serbinë u kushtoi Xhakës e Shaqirit me dënim nga FIFA, e cila i gjobiti me nga 10 mijë franga, ndërkaq kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane. Nuk ishte vetëm Lichtsteineri, ai që iu bashkua ‘shqiponjës’ së Xhakës e Shaqirit. Shqiptarë anë e mbarë botës dhe jo vetëm u bashkuan me ta në simbolin e shqiponjës, nuk mungoi as mbështetja e figurave të njohura në botë.

Pas, kësaj qarkulluan shkrime të shumta e reagime në përkrahje e kundër të simbolit të tyre, por po shqiptarëve momenti i golave, e i shqiponjës, u ka marrë brohoritjet më të fuqishme, emocionet e forta./ KultPlus.com

Dy shqiptarë sonte e mposhtën Serbinë

Sonte u duk sikur po luante Kosova kundër Serbisë, dhe jo Zvicra.

Loja futbollistike mes Serbisë e Zvicrës përfundoi me fitoren e kësaj të fundit, me dy golat që u shënuan nga dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pjesa e parë e lojës i takoi dukshëm Serbisë ndërsa revanshi filloi pjesën e dytë.

Fitorja bëhet edhe më historike kur dihet se dy golashënuesit janë shqiptarë dhe me duart e tyre bënë shqiponjën në stadiumin e njohur në Kaliningrad të Rusisë. / KultPlus.com