Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.

Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.

Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave. Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, çka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.

Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror. Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo./ BalkanWeb/ KultPlus.com

Goli i Yamal më i miri i EURO 2024, Shaqiri i treti

Goli i Lamine Yamal, kundër Francës në gjysmëfinalen e kampionatit evropian është shpallur goli më i mirë i kësaj gare.

Yamal kishte realizuar një supergol jashtë zonës së 16-shit për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Ky gol ia mundësoi atij që të bëhet futbollisti më i ri në historinë e kampionateve evropiane, disa ditë pa i mbushur 17 vjet.

UEFA e ka publikuar listën e 10 golave më të mirë të EURO 2024.

Aty bën pjesë edhe Xherdan Shaqirit, i cili ‘lansoi’ një perlë kundër Skocisë në xhiron e dytë të këtij turneu.

Lista e Top 10 golave më të mirë:

1.Lamine Yamal, Spanjë 2:1 Francë;

2.Jude Bellingham, Angli 2:1 Sllovaki;

3.Xherdan Shaqiri, Skoci 1:1 Zvicër;

4.Nicolae Stanciu, Rumani 3:0 Ukrainë;

5.Arda Guler, Turqi 3:1 Gjeorgji;

6.Mert Muldur, Turqi 3:1 Gjeorgji;

7.Fabian Ruiz, Spanjë 3:0 Kroaci;

8.Ollie Watkins, Holandë 1:2 Angli;

9.Mattia Zaccagni, Kroaci 1:1 Itali;

10.Xavi Simons, Holandë 1:2 Angli.