Çitaku: Kosova e Arelenës dhe Yllit, është Kosova për të cilën kanë sakrifikuar gjenerata të tëra

Disa ditë më parë, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, u bënë dy kosovarët që për herë të parë diplomuan në akademinë më prestigjioze ushtarake në Amerikë, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, emocione të mëdha për këtë ndodhi ka shprehur edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka potencuar se një nga momentet më emocionuese për të ka qenë ky diplomim.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Çitakut.

Një ditë e bukur në New York

Gjatë këtyre viteve si Ambasadore e Kosovës në SHBA, një nga momentet më emocionuese për mua ka qenë diplomimi i Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut nga Akademia Ushtarake Amerikane, West Point.

Arelena dhe Ylli kanë lindur mes zjarrit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Xhim Xhema, shqiptari zemërmadh, po zhvillonte një betejë jo të lehtë në SHBA. Baca Xhim është boshti kurrizor i komunitetit tonë në SHBA. Ka ndryshuar mendjet dhe zemrat e udhëheqësve Amerikan në dobi të Kosovës, në një kohë kur emri ynë nuk mund të gjindej as në hartë.

Baca Xhim, veç tjerash, është tepër modest. Nuk pranon mirënjohje. Nuk don dekorata. Nuk ka agjendë të dytë, pos Kosovës.

Madje, baca Xhim nuk i don as fotografitë. Nuk shkon në ndeja e tubime. Por dje, në drekën e pregaditur me shumë dashuri nga familja e Kryetarit të Vatrës, z. Elmi Berisha, erdhi plot vullnet dhe kënaqësi. Madje, bëmë edhe fotografi.

Kosova e Arelenës dhe Yllit, është Kosova për të cilën kanë sakrifikuar gjenerata të tëra. Kurse ata sot janë Kosova për të cilën u dha gjak, djersë e sakrificë. Me ta, dhe të rinjët si ta, ne e nderojmë bacën Xhim, dhe secilin që dha çdo gjë për Kosovën.” / KultPlus.com

Për herë të parë dy kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarë të cilët sot do të shkruajnë historinë si dy kosovarët që për herë të parë diplomojnë në Akademinë më prestigjioze ushtarake në Amerikë, West Point, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ish ambasadroja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku, gjatë katër viteve të studimeve në West Point, treguan sukese të larta dhe u shpërblyen vazhdimisht për ekselencën e dëshmuar.

‘Arelena dhe Ylli janë heronjtë e rinjë të Republikës sonë. Ata janë dëshmija më e mirë se me punë, ndershmëri dhe përkushtim, nuk ka ëndërr të parealizueshme.Krenare pafundësisht!’, thuhet ndër të tjera në postimin e Çitakut.

Ceremonia mund të ndjeket online sot nga ora 15:30 përmes linkut të mëposhtëm. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/user/TheWestPointChannel?fbclid=IwAR2so2S2amGHa80_XyIbNlcK5dBTBPYHjZRZLv58Bv-W5W0T5OnkGekuJSI