Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare instrumentisti i orkestrës së estradës, Ylli Drishti, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi nga faqja zyrtare e teatrit Migjeni në Shkodër,
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se në moshën 80 vjeçare është ndarë prej nesh, intrumentisti i orkestrës së estradës, Ylli Drishti”, thuhet ndër të tjera në postim
Ylli Drishti kontribuoi për më shumë se dy dekada rresht në orkestrën e estradës duke u shquar si një artist i vertetë./ KultPlus.com
Në 105-vjetorin e lindjes së skulptorit të njohur shqiptar Janaq Paço, studiuesi Ylli Drishti, boton veprat e skulptorit në një album. Studiuesi propozon që të hapet edhe një muze për mjeshtrin e skulpturës shqiptare në Përmet.
Ndjeshmëria
edhe plastika e veprave të Janaq Paços (1914-1991) kësaj here botohet në një
album. Jeta edhe krijimtaria artistike e skulptorit të njohur, që nga punët që
ka realizuar në Akademinë e Arteve në Athinë e më pas në Tiranë janë pjesë e
këtij albumi, që është botuar nga studiuesi i artit Ylli Drishti. “Skulptori i
Popullit” i vlerësuar si një ndër themeluesit e skulpturës realiste shqiptare
të shekullit të XX, sipas Drishtit, është një nga artistët që u ka dhënë jetë
formave të ngrohta plastike, por edhe që është vlerësuar si skulptor monumental
dhe portretist i veçantë, i cili në Shqipëri solli frymën e skulpturës klasike
dhe moderne greke.
“Vëmë re
ndikimin e artit klasik grek edhe prirjen e tij për t’i bërë portretet, sidomos
ato femërore me një delikates edhe plastik të bukur”, shprehet studiuesi
Drishti.
Disa nga
veprat, që sipas Drishtit, kanë lënë gjurmë në artin pamor shqiptar Paço i ka
realizuar në vitet 1945-‘60, janë figura kombëtare, si Qemal Stafa, Avni
Rustemi apo Hoxha Tahsimi, monumentet e të cilëve janë jetësuar edhe në
hapësirat publike. Ndërsa, gjatë viteve 1948-1959 Drishti rrëfen punën, që
mjeshtri Paço ka bërë për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, për
në Muzeun e Krujës dhe në Tiranë.
“Pas
realizmit të monumentit të Skënderbeut në Krujë Paço mori pjesë edhe në
realizimin e monumentit të Tiranës, së bashku me Andrea Manon dhe Odhise
Paskalin”, kujton Drishti.
Përpos
portreteve familjare, veprat për figura të njohura t artit apo edhe heronjtë
shqiptarë, artisti ka realizuar gjatë jetës së tij edhe nudo të shumta
(1966-1977), për të cilat studiuesi rrëfen edhe rrethanat politike gjatë
regjimit komunist, ku vet Paço i theu
“Në këto
vite fillon realizimin e nudove, që janë në dimensione natyrale edhe pak
mbinatyrale, që janë të realizuara në allci. Pas Plenumit të Katërt, në vitin 1973
u ashpërsua lufta e klasave edhe nisi prirja kundër lëvizjeve
borgjeze-revizioniste, prandaj Paço u detyrua që të thyente pjesën më të madhe
të tyre. Ato që mbetën janë portretet me pak gjoks”, thotë Drishti.
Studiuesi Ylli Drishti sugjeron që ky vit jo vetëm të konsiderohet si “Viti i Paços”, por në nderim të tij, të ndërtohet edhe një muze në Përmet, në vendin e tij të origjinës, sepse vetëm në këtë mënyrë 100 veprat që familja e tij zotëron apo edhe të tjera, që gjenden në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve do të marrin jetë edhe për artdashësit vendas dhe të huaj. / Shqiptarja.com / KultPlus.com