‘Dhe prapë prapë lidhja është e nxënë kur të kërkoj unë’ (VIDEO)

Kanë kaluar 15-të vite që nga lansimi i videoklipit “Pa Lidhje” nga Grupi Gre3n.

Kënga pati ardhur asokohe si përpunim i këngës së njohur nga Dardan Shkreli, realizuar në vitin 1989.

Kushtrim Hoxha, vokalist në këtë këngë, e ka rikujtuar kësisoj në rrjetin social periudhën prej lansimit. Hoxha më vonë u angazhua në aktrim ndërsa për disa kohë realizoi edhe këngë, përfshirë këtu edhe hitin “Pa Lidhje”.

Këngën e ka shkruar dhe e ka kompozuar, në origjinal, vetë artisti Dardan Shkreli, shkruan KultPlus.

Dardani ka lindur në Kosovë por jeton jashtë, dhe është djali i Ymer Shkreli.

Këngët tjera prej tij janë “Nuk jetoj pa ty”, “Mbylli sytë”, “I vetmuar”, “Pa brenga”, “Plaç sonte” dhe këngë tjera. / KultPlus.com