Zelensky krahason sulmin rus me atë të Hitlerit

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës e ka krahasuar sulmin rus ndaj vendit të tij si sulmet e papritura të Hitlerit ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur po vazhdon beteja për qytetin Severodonetsk dhe Lysychansk.

Forcat ruse pretendojnë se i kanë rrethuar ushtarët e Ukrainës në jug të qytetit.

Perëndimi është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me armë të avancuara.

Lufta në lindje po vazhdon, ku Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas. /Express / KultPlus.com

Njoftimi në ditën e vizitës së Ramës e Abazoviqit, Ukraina: Parandaluam një sulm terrorist ndaj lidershipit tonë

Agjencitë e sigurisë të Ukrainës kanë parandaluar një sulm terrorist ndaj lidershipit të vendit. Njoftimin e bëri zëvendësministri i Brendshëm, Jevhen Jenin.

“Falë informacionit që marrim nga burimet tona operacionale, ne kemi arritur të parandalojmë një akt terrorist kundër udhëheqjes së vendit tonë”, u shpreh ai.

Duke folur për mediat vendase, zyrtari ukrainas tha se nuk mund të japë më shumë detaje lidhur me këtë çështje.

Jenin shtoi se “do të jetë e mundur që të publikohen të dhëna domethënëse vetëm pas fitores”, në luftën e nisur nga Rusia.

Këto raportime vijnë në një ditë kur në Kiev po qëndron kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në vizitën e tyre nuk është raportuar asnjë rrezik për kryeqeveritarët./a2cnn/ KultPlus.com

Abazoviqi në konferencë me Zelenskyn dhe Ramën: Ne në Ballkan e dimë çka është lufta

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Kiev pas takimit me presidentin Volodymyr Zelensky, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën. Tha se e dinë se çfarë po kalon Ukraina, për shkak se e kanë përjetuar luftën disa dekada më parë.

“Do të keni mbështetjen e plotë për rindërtimin e vendit tuaj. Ne nuk kemi shumë kapacitete, jemi të vogla por megjithatë do të japim kontributin tonë ashtu siç tani po japim kontributin duke ndihmuar me disa pajisje e një lloj mbështetje financiare që ndoshta nuk është mjaft, por është përgjegjësia jonë”, tha Abazoviq.

Avazoviq tha se ata kanë mirëpritur refugjatët ukrainas.

“Nga ana jonë do të keni mbështetjen tonë”, shtoi ai.

“Dua të përmend se çdo ukrainas që është tashmë në Malin e Zi, dhe janë 10 mijë tashmë, 1.8 për qind e popullsisë tonë, sepse ne jemi një komunitet i vogël, janë mëse të mirëpritur”, tha Abazoviq.

Abazoviq tha se populli i Ballkanit Perëndimor e di se çfarë po përjetojnë ukrainasit pasi kanë përjetuar luftën.

“Ne do të bëjmë më të mirën për tu mbështetur dhe të jeni të sigurt se ne e ndajmë këtë përvojë prej rreth tre dekadave më parë në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë saktësisht se çka është agresioni, shkatërrimi i luftës dhe krimet e luftës”, tha ai. / KultPlus.com

Edi Rama: Nuk e keni njohur ende Kosovën, ajo e mbështet Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në kryeqytetin ukrainas Kiev i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Të dy patën takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët për media, Rama përmendi edhe Kosovën.

Ai tha se përveç 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë rreshtuar krah Ukrainës, është edhe një vend, Kosova të cilën nuk e ka njohur Ukraina.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shtete tjera me sanksione kundër Rusisë, anipse Ukraina nuk e ka njohur.

Ka edhe një gjë që ende nuk munda ta flas me presidentin, por dua t’ja them më vonë. Ballkani Perdimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht konteksteve të ndryshme, pavarësisht marrëdhënieve me Rusinë. Por, ka edhe një vend të 6 që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova e cila pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe me mbështetje të plotë.

Kjo do të thotë se jemi në një linj të mirë përkufizuar, pastaj çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë, besoj fortë që është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama. / KultPlus.com

Zelensky: Mbi 200 mijë fëmijë janë marrë me forcë nga Rusia, shumica ishin në jetimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po ndjek një “politikë të vazhdueshme kriminale të deportimit të popullit tonë” në zonat kryesisht të largëta të Rusisë.

Zelensky tha sot se më shumë se 200,000 fëmijë janë marrë deri më tani. Rusia “largon me forcë nga Ukraina si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Ky është një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Rusi. Në total, më shumë se 200,000 fëmijë janë marrë deri më tani. Këta janë jetimë nga jetimoret. Dhe fëmijë me prindër. Dhe fëmijë të divorcuar nga familjet e tyre”, tha Zelensky.

Sipas tij, shteti rus i shpërndan këta njerëz në territorin e tij, në rajone të largëta. “Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht të vjedhë njerëzit, por t’i bëjë të dëbuarit të harrojnë Ukrainën dhe të mos mund të kthehen”, shton presidenti.

Ai tha gjithashtu se deri më tani të paktën 243 fëmijë kanë humbur jetën gjatë luftës, 446 janë lënduar dhe 139 të tjerë janë të zhdukur./ KultPlus.com

Boris Johnson vazhdon të mbështesë Ukrainën, zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka folur në telefon me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar një sërë temash.

Në postimin e tij në Twitter, Zelensky thotë se të dy udhëheqësit diskutuan për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant në Ukrainë.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës,” thotë ai.

Biseda e tyre vjen pasi Ukraina përballet me humbje në rritje në lindje, ndërsa Rusia kërkon të sigurojë një territor të mëtejshëm në rajonin e Donbasit. /KultPlus.com

Zelensky akuzon Moskën për gjenocid në Donbas, vriten 9 civilë në Kharkiv

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një gjenocidi në rajonin lindor të Donbasit, ku qyteti i Sievierodonetsk po përjeton një sulm të bombardimeve ruse.

Në fjalimin e tij të fundit kombëtar Zelensky tha se sulmi brutal i Rusisë në Donbas mund ta lërë të gjithë rajonin të pabanuar.

 “Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar. Ata duan të djegin e të bëjnë hi Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk, si Volnovakha, si Mariupoli”, tha Zelensky

Në qytetet më afër kufirit rus si Donetsk dhe Luhansk, forcat ruse “mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontingjentin pushtues”, shtoi ai.

“E gjithë kjo, duke përfshirë dëbimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”, vijoi më tej presidenti ukrainas.

Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është një çështje e shpëtimit të jetëve” dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “ukrainas të rinj të vrarë” dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent.

Ndërkohë nëntë persona, përfshirë një foshnjë 5-muajshe, u vranë në Kharkiv të enjten mes “granatimeve të dendura” në zonat e banuara pranë qendrës së qytetit. Lajmi ëhstë konfirmuar nga  kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, Oleh Synyehubov.

Sipas tij në mesin e të vrarëve ishte “një familje që thjesht po ecte në rrugë, një burrë mbante në duar foshnjën e tij pesë muajshe, teksa humbi jetën. Nëna e foshnjës është plagosur rëndë dhe tani është në spital. Synyehubov shtoi se përveç të vrarëve, 19 kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.

Ai përshkroi gjithashtu artilerinë e përdorur dhe tha se shënjestrimi i zonave të banuara në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës mund të ishte vetëm për qëllimin e “terrorizimit” të banorëve vendas./A2CNN / KultPlus.com

Zelensky kërkon vendosjen e vizave për qytetarët rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbështeti një peticion për miratimin e kërkesës për vizë për qytetarët rusë që duan hyjnë në Ukrainë.

”Për shkak të agresionit rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe urgjente”, shkroi Zelensky.

Që nga mbrëmja e djeshme, peticioni në internet ka mbledhur afro 27 000 nënshkrime.

Udhëheqësi ukrainas tha se e sheh nevojën për të forcuar kontrollin mbi hyrjen e qytetarëve rusë në territorin ukrainas.

Qeverisë së kryeministrit Denys Shmyhal i është ngarkuar përpilimi i një rregulloreje.

Në parim, ekziston një regjim pa viza midis Ukrainës dhe Rusisë.

Megjithatë, ka pasur kufizime për hyrjen ruse dhe shumë personave u ishte ndaluar hyrja në vend./ KultPlus.com

In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Monday, March 21, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Festivali i Filmit në Kanë hapet me apelin e Zelensky: Bota e kinemasë të flasë kundër luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua pjesëmarrësve mbrëmjen e së martës, në Festivalin e Filmit në Kanë përmes një lidhjeje me video, ndërsa aktiviteti vjetor po zhvillohej.

Duke folur gjatë ceremonisë së hapjes, presidenti Zelensky bëri një krahasim me filmin e Charlie Chaplin “Diktatori i Madh” duke i bërë thirrje kinemasë botërore të mos heshtë përballë sulmit rus ndaj Ukrainës.

“Qindra ukrainas po vdesin çdo ditë”, tha ai.

Më pas, aktorja amerikane Julianne Moore hapi zyrtarisht festivalin me filmin e parë zombie (Final Cut). Filmi i Michel Hazanavicius është një komedi, ku ngjarjet janë të vendosura në një fabrikë të pashfrytëzuar.

Fituesi i çmimit Oscar, 60-vjeçari Forest Whitaker, u nderua gjithashtu me çmimin ”Palma e Artë”. Whitaker do të prezantojë filmin e tij “Për hir të paqes” në resortin francez. Bëhet fjalë për njerëzit që punojnë për paqen në Sudanin e Jugut.

Sakaq, muret e dyqaneve dhe rrugëve në Kanë janë veshur me postera filmash dhe një instalacion i madh “Top Gun” është vendosur përpara Grand Hotel. Nga ana tjetër ylli I Hollivudit,  Tom Cruise pritet të prezantojë “Top Gun: Maverick”, vazhdimi i filmit kult të vitit 1986. / Klan News / KultPlus.com

Zelensky premton se do ta organizojë Eurovisionin e ardhshëm në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

Ukraina me këngën “Stefania” është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2022, shkruan KultPlus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka uruar Orkestrën Kalush për fitoren e tyre për Ukrainën.

“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën”, ka shkruar ai.

“Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupolin ukrainas. Të lirë, paqësor, të rindërtuar”, shtoi presidenti.

Populli ukrainas është duke kaluar nëpër kohë shumë të vështirë pasi Rusia ka filluar pushtimin e saj në shkurt të 2022-tës. /KultPlus.com

Del në ankand bluza ushtarake e Zelenskyt, shitet për 105 mijë euro

Bluza e famshme me ngjyrë ushtarake e presidentit ukrainas Zelensky është shitur për 105 mijë euro në një ankand në Londër, sipas mediave të huaja.

Shuma do të jetë pjesë e fondit për Ukrainën. Mediat ndërkombëtare publikuan apelin e kryeministrit britanik Johnson i cili i kërkoi njerëzve të shpenzonin sa më shumë para dhe e cilësoi presidentin ukrainas si  një nga liderët më të pabesueshëm të kohëve moderne.

Një tjetër objekt i vënë në ankanda ishte dhe një kanë uji në formë gjeli që iu dhurua Johnsonit gjatë takimit me Zelenskyn në Kiev. /abcnews.al/ KultPlus.com

Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar Parlamentit shqiptar me anë të një lidhjeje direkte nga Ukraina.

Ndërsa uroi shqiptarët për Fitër Bajramin, lideri ukrainas solli në vëmendje mizoritë që po bëhen në vendin që ai drejton ndërsa theksoi se qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet dhe se civilë të pafajshëm po vdesin.

Ndër të tjera, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të marrë hapa konkretë ndaj pushtuesit rus.

“Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, ka kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë.”, tha ai. / KultPlus.com

“Derisa t’u ngrijnë këmbët”, Zelensky rrëqeth në Kuvendin e Shqipërisë me rrëfimin se si torturohen të rinjtë nga ushtria ruse

Vlodymir Zelensky, gjatë fjalës së tij ka rrëqethur me rrëfimin që ka bërë për torturat ushtria ruse po bën në Ukrainë.

“Bombardimet vazhdojnë, Mariopol është shkatërruar. Nuk ka asnjë ndërtesë imagjino. Është një qytet gjysmë milion dhe sot nuk ka banesa. Nuk lejojnë ujin ushqim dhe as ilaçe. Është gati qytet plotësisht i djegur. Por edhe skenat kështu janë të njëjta. Shkatërrim dhe vrasje, skena terrorizmi. Plaçkitje totale. Të moshuarit thonë që nuk kanë parë mizori të tillë më parë. Tani po shikojnë ushtrinë ruse që qëllojnë fëmijët në fytyrë. Shikojnë fshatarët që janë zënë robër dhe janë shtrirë në tokë ditë e natë në temperatura nën zero. Ushtria ruse detyron dhe torturon të rinjtë u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë. Ata nuk i lënë të lëvizin. Në zona të çliruara gjejmë njerëz të masakruar. Shumë prej tyre të qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Ka trupa kudo, në pyje në bodrum. Ushtria ruse la të vdekur shumë njerëz në rrugë. Është kërkuar që të pushtonin zjarri në pashkë ortodakse. Edhe sot u kërkuam por nuk e bënë. Mendoni se sa objekte fetare janë shkatërruar. Nuk po mbron asgjë. Rusia është bërë kërcënim i madh në botë.”

Në fund Zelensky ka thënë se i është mirënjohës Shqipërisë për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës.

“Jeni në anën e lirë, jeni në anën e të vërtetës.” tha Zelensky. / KultPlus.com

Zelensky i referohet Nënë Terezës në Kuvendin e Shqipërisë: Shembulli i dashurisë ndaj njerëzimit, faleminderit shqiptarë

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvend, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmendi Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Zelensky e tha këtë teksa theksoi se i është mirënjohës shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen”, tha Zelensky.

“Tani po diskutohet paketa e gjashtë e sanksioneve në BE dhe pritet të përfshijë embargon e naftës. Bankat ruse duhen shkëputu përfundimisht nga sistemi financiar global”, tha ai teksa shtoi se ka shtete që janë të mëdhenj në hartë dhe janë treguar të vegjël, si edhe ka shtete që janë të vegjël në hartë, por janë treguar të mëdhenj me qasjen e tyre. /abcnews.al / KultPlus.com

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvend, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmendi Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Zelensky e tha këtë teksa theksoi se i është mirënjohës shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Presidenti Zelensky u drejtohet sot deputetëve shqiptarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi me ligjvënësit shqiptarë.

Lideri ukrainas pritet të flasë për situatën në vend dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të cilat ka nevojë ushtria në përballimin e hordhive ruse.

Fjala e Zelenskyt në Kuvendin e Shqipërisë pritet të mbahet rreth orës 13:00 dhe jo në orën 11:00 nga sa ishte paralajmëruar më herët.

Fjalime të ngjashme, presidenti i Ukrainas ka mbajtur në shumë parlamente të botës që nga nisja e ofensivës ruse më 24 shkurt. / KultPlus.com

Zelensky: Fati i Evropës dhe i demokracisë vendoset në Ukrainë

“Në botë, të gjithë, edhe ata që nuk na mbështesin hapur bien dakord që në Ukrainë vendoset fati i Evropës, fati i sigurisë globale, fati i sistemit demokratik”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit.

Ai nënvizoi se Rusia gjithashtu mund të shpenzojë burime të mëdha për të mbështetur luftën dhe mund të kundërshtojë të gjithë botën e lirë.

“Por mësimet e historisë janë të njohura. Nëse keni ndërmend të ndërtoni një Reich mijëvjeçar, ju humbni. Nëse keni ndërmend të shkatërroni fqinjët, ju humbni. Nëse doni të rivendosni perandorinë e vjetër, humbni”, theksoi Zelensky.

Ndërkohë tre sulme ajrore ruse u regjistruan mëngjesin e sotëm në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia. Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase Ukrinform duke cituar administratën ushtarake rajonale./A2CNN / KultPlus.com

Zelensky: Presidenti Biden duhet të vijë në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën.

“Unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu”, tha Zelensky gjatë një interviste për CNN.

“Është vendimi i tij, sigurisht, dhe çdo plan do të varet nga situata e sigurisë”, tha Zelensky duke shtuar se ai mendon se ka gjasa që Biden të vizitojë vendin.

Uashingtoni thuhet se po shqyrton mundësinë për dërgimin e sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin ose sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Ukrainë, gjë që nëse është e vërtetë do ta bënte të pamundur që vetë Biden të udhëtonte në Kiev në një të ardhme të afërt./a.i/KultPlus.com

Zelensky ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin e ushtrisë ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “gjenocid”.

Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze.”

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Zelensky ka thënë më parë se hezitimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për Ukrainën”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht. /abcnews.al/ KultPlus.com

Zelensky në OKB: Pjesëtarët e ushtrisë ruse dhe ata që dhanë urdhra për sulme të gjykohen për krime lufte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që pjesëtarët e ushtrisë ruse dhe ata që dhanë urdhra për sulme të gjykohen për krime lufte.

Ai gjithashtu i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai pret që rusët “të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e tyre” në Ukrainë.

“Ata do të thonë se ka versione të shumta, versione të ndryshme, është e pamundur të përcaktohet se cili prej atyre versioneve është i vërtetë”, tha ai, duke folur përmes një përkthyesi, shkruan CNN.

“Ata madje do të thonë se videot që u publikuan janë gjoja të inskenuara, por tani është vit 2022”.

Zelensky tha se kanë prova edhe nga imazhet satelitore që tregojnë se çfarë ndodhi me të vërtetë gjatë sulmeve në Bucha, duke shtuar “ne mund të kryejmë hetime të plota dhe transparente”. / KultPlus.com

Zelensky: Nga Mariupol nuk ka mbetur asgjë përveç rrënojave

Presidenti i Ukrainës ka thënë se nuk ka mbetur asgjë nga Mariupol pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor të rrethuar.

“Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim video në parlamentin italian.

Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse.

Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.

Ndërsa Zelensky po fliste, këshilli i Mariupolit tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dha detaje për viktimat apo dëmet.

“Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë një tokë të vdekur”, tha këshilli.

Rusia mohon të ketë shënjestëruar civilët.

Më herët, zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, përsëriti thirrjet për një korridor humanitar për të lejuar largimin e civilëve.

Më vonë, ajo tha se të paktën 100,000 njerëz donin të largoheshin, por nuk ishin në gjendje. / KultPlus.com

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë”, Zelensky bën thirrje për bisedime të paqes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.

Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai./ KultPlus.com

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Zelensky dhe populli ukrainas nominohen për çmimin Nobel për Paqe

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian dhe qeveri të vendeve të ndryshme evropiane, i kërkuan Komitetit të Nobelit që të shqyrtojë nominimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe popullit të vendit të tij, për Çmimin Nobel për Paqen.

“Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe vetëqeverisjen. Nga mospërfillja e presidentit ukrainas të zgjedhur në mënyrë demokratike Volodymyr Zelensky te njeriu i përlotur që i thotë lamtumirë familjes së tij për të luftuar për vendin e tij, njerëzit në mbarë Ukrainën po ngrihen për t’i rezistuar forcat e autoritarizmit”, shkruajnë ata.

Në mediat sociale, “Çmimi Nobel për Paqen” filloi të jetë në trend dhe u diskutua vetëm për popullin ukrainas dhe udhëheqësin Volodymyr Zelensky, prandaj pjesëmarrësit e letrës kërkojnë që procedura e përzgjedhjes për çmimin Nobel të rihapet dhe përzgjedhja të zgjatet deri me 31 mars, raporton marca.

Me këtë, ata kërkojnë të emërojnë zyrtarisht jo vetëm presidentin Zelensky, por edhe popullin e Ukrainës që ka qenë dëm kolateral i luftës së nisur nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë.

Çfarë shkruan në letrën e nominimit?

Në dritën e ngjarjeve të paprecedentë historikisht, ne kërkojmë me respekt nga Komiteti i Çmimit Nobel për Paqen që të rihapë dhe të rishqyrtojë procedurën e nominimit të vitit 2022 për Çmimin Nobel për Paqen.

Bota është tronditur nga imazhet e luftës që vijnë nga Ukraina. Miliona familje tani jetojnë në frikë, shtëpitë dhe mjetet e tyre të jetesës të kërcënuara nga bombardimet dhe një ushtri pushtuese. Ne jemi dëshmitarë të guximit të popullit të Ukrainës që po i reziston kësaj lufte të zhvilluar nga Federata Ruse.

Në këtë moment dhe në mbarë botën, qytetarët demokratë po bëjnë të njëjtën pyetje: çfarë mund të bëjmë për të mbështetur popullin e Ukrainës?

Ne besojmë se tani është koha për t’i treguar popullit të Ukrainës se bota është në anën e tyre. Prandaj, ju kërkojmë me përulësi, Komiteti, të merrni parasysh:

Zgjatni dhe kështu rihapni procedurën e nominimit për Çmimin Nobel për Paqen deri më 31 mars 2022 për të lejuar një nominim për Çmimin Nobel për Paqen për presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës.

Edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo është një thyerje e procedurës, besojmë se kjo prishje justifikohet me situatën e paprecedentë aktuale. Është detyra jonë demokratike të përballemi me autoritarizmin dhe të mbështesim një popull që lufton për demokracinë dhe të drejtën e tij për vetëqeverisje. / KultPlus.com

In this handout photo taken from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, Thursday, Feb. 24, 2022. Zelenskyy declared martial law, saying Russia has targeted Ukraine’s military infrastructure. He urged Ukrainians to stay home and not to panic. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Zelensky i drejtohet botës pas sulmit rus në spital: Keni fuqi, por po e humbni njerëzoren

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga spitali i maternitetit që para pak orësh u bombardua nga rusët.

Duke e quajtur këtë sulm mizor, Zelensky tha se njerëzit janë nën rrënoja.

“Goditje e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitet. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota bashkëpunëtore që injoron terrorin? Mbylleni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzoren”, ka shkruar Zelensky.

Ndërkaq, pamjet e shkatërrimit të spitalit i ka publikuar edhe kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.

Ai shkroi se Rusia ka kaluar kufirin e njerëzorës.

“Mos e quani veten qenie njerëzore”, shtoi ai. / KultPlus.com

Një rrethrrotullim në Madrid merr emrin e Zelenskyt

”Volodymyr Zelensky” do të quhet rrethrrotullimi përballë ambasadës së Ukrainës në Madrid, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Jose Luis Martinez-Almeida.

”Ky emërtim i dedikohet popullit ukrainas dhe presidentit të tij, Zelensky”, deklaroi Almeida duke e konsideruar presidentin si ”fanar të lirisë”.

”Shpreh gjithë mbështetjen e qytetit tonë për liderin e Ukrainës”, theksoi ai.

Për Martinez-Almeida, presidenti po ushtron detyrën ”heroikisht” kundër pushtimit rus. / KultPlus.com