3-2, Zvicra kalon përsëri në epërsi ndaj Serbisë (VIDEO)

Zvicra po zhvillon sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror.

Një fitore ose barazim eventual, me kusht që Kameruni nuk e mposht Brazilin do të mjaftonte për Zvicrën për t’u kualifikuar në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë.

Freuler ka shënuar në minutën e 48-të për rezultatin 3:2 për epërsinë e Zvicrës./ KultPlus.com

Barazohet rezultati në ndeshjen e Zvicrës (VIDEO)

Është barazuar rezultati në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.

Në minutën e 44-të u barazua rezultatin në 2:2.

Ndërkaq, në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, që është duke u zhvilluar momentalisht në stadiumin “974”, serbët po dëgjohen duke provokuar përmes këngëve.

“Kosova është zemra e Serbisë”, janë thirrjet që po dëgjohen. / KultPlus.com

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri startojnë për Zvicrën sonte

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë.

Zvicrës i nevojitet fitorja ose eventualisht barazimi nëse Kameruni nuk fiton ndaj Brazilit.

Në anën tjetër, per Serbinë duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të startojnë për Zvicrën sonte. / KultPlus.com