Adrian Morina dhe Ylber Bardhi marrin çmimin kryesor në PITF 2018

6 Dhjetor, 2018 - 4:07 pm

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2018’’ përmbylli ediconin e dytë mbrëmë. Çmimi kryesor shkoi për lojën e aktorëve Adrian Morina dhe Ylber Bardhi të cilët jetësuan shfaqjen “Holly shit” me regji të Ilir Bokshit, shkruan KultPlus.

Pas një edicioni të dytë mjaft të suksesshëm, “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018) përfundoi mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ky edicion që zgjati plot shtatë ditë, i dhuroi audiencës shtatë shfaqje të ndryshme, të cilat erdhën nga vende të ndryshme të rajonit. Këto shfaqje garuan për çmime në kategori të ndryshme.

Mbrëmë, u ndanë çmimet e PITF 2018 nga anëtarë të jurisë qendrore, të medias dhe studentëve.

Fituesit e çmimeve të “Prishtina International Theater Festival 2018” janë:

Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Holly Shit” – Kosova

Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Holly Shit” – Kosova

Çmimi “Best Supporting Actor” – Drita Kaba Karaga, “Gratë” – Maqedonia

Çmimi “Best Director” – Ana Bateva, “Pula” – Bullgaria

Çmimi “Best Play” – “Pula” – Bullgaria

Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” – Adrian Morina, Ylber Bardhi, “Holly Shit” – Kosova

Të ngjajshme