займ на карту онлайн потребительский кредит

Ahmeti: Ne teatrin e kemi shkatërruar moti me bager të përditshëm

20 Maj, 2020 - 7:40 pm

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka publikuar një shkrim në Facebook pas rrënimit të godinës së Teatrit Kombëtar, shkruan KultPlus.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit:

Në ditën e rrënimit të godinës së Teatrit në Tiranë, kur i hapa rrjetet sociale, murret e telefonit ishin të mbushura me reagime të njerëzve të tronditur nga rrënimi i këtij “institucioni” kulturor.

I madh, i vogël, i ri, i vjetër, burra e gra, djem e vajza të trishtuar nga bageri. Në dy ditët në vijim u kyqa në debatet televizive për këtë temë këndej e andej kufirit, por natyrisht pa e thënë asnjë fjalë, sepse nuk mendoj se më takon mua të flas për një godinë në Tiranë.

Nuk përfitova shumë nga debatet. Ndoshta pse pritja më shumë. Por, në fakt, e kuptova që për mua nuk ishte primare kjo temë kur mendoj për teatrin.

Unë jam rrit në Teatër. Prit! Spo du me thonë që kam shku në teatër si intelektual. unë jam rrit në teatër, sepse prindi jem ka qenë aktor teatri për më shumë se 30 vite. Në moshën 11 vjeçare e kam dit Koprracin e Molierit përmendsh, jo se kam qenë inteligjent që kam lexuar libra të Molierit në atë moshë, por se prindi im e mësonte tekstin në shtëpi. Unë ja lexoja dialogun e aktorëve tjerë e babi ushtronte.

Kam qenë në çdo premierë në fëmijëri dhe pas çdo premiere e shfaqje kam shku në backstage me fol me aktorët. I kam njoft personalisht secilin aktor të teatrit dhe i kam dit cka kanë qef e cka jo. Më kujtohet kur në moshën 14 vjecare, pas nje premiere babi dhe Sabri Fejzullahu mu kishin afru edhe me pysnin, he cka po mendon. Thojsha vet me veti cka mundet me ju interesu mendimi i nje 14 vjecari. Por kur ju thosha super ishte, e shihja gezimin ne syte e tyre. E kam njoft mire edhe Beqen i cili sigurohej qe une me pas ulesen kur metsha pa bilete.

Ka pas shfaqje në Teatrin e Prishtinës që është shfaq mbi 400 herë, ku në më shumë se 90 përqind salla ka qenë plotë. A mundeni me paramendu, 400 shfaqje të njejta, me salla plotë, e ku njerëzit edhe herën e 385 keshin e kajnë ndoshta edhe më shumë se herën e parë. Kam pa qindra prova, qindra të përlame, regjisorë që më dukeshin të çmendur kur insistonin për një detaj të vogël. Aktorë që humbnin kontrollin kur nuk e arrinin atë që dëshironin.

Ama, kur shihja publikun tu e ndje shfaqjen i harroja krejt. Nuk muj me ja u përshkru ftyrën e prindit tem kur një regjisor i ofronte një rol. Shkëlqim, lumturi e pastër. Pasonte diskutimi disaditor për rolin, shfaqjen etj.

Me fjalë tjera e di qysh frymon një artist, një aktor, një njeri i teatrit që ja kushton jetën me i argëtu të tjerët. Baba jem i ka përjetu edhe këtë kohë, e edhe kohën e pasluftës.

E tash, paramendone një aktor si baba jem. Në mbledhjen komemorative që u mbajt në vitin 2011 kur ai ndërroi jetë, familja ma besoi fjalimin. Aty e kam thonë një send që po ja u thom edhe juve. Baba jem ka qenë njeri që me pas kthy 100 herë në jetë prapë ish bo aktor. nuk e kuptoni dashurinë për një profesion (ose më mire thirrje) derisa nuk rini gjatë me një artist. Kur e kam pyt babën tem për këshillë cka me studiu: me ka thon, krejt djali jem ama bash krejt, vec aktor mos u bo.

Nuk mu ka hjek asnjehere prej mendjes. Qysh mujti me thonë një send te tillë. Cfare tradhetie ndaj profesionit te vet. Por ne fakt ajo nuk ka qene tradheti ndaj profesionit, por mos tradheti ndaj meje.

Prindi jem nuk ësh;t rast unik. Secili që është artist e ka artist në afërsi e dijnë për cka po flas. A e din cka duheni me i bo një aktori si puna e babes tem për me fol ashtu. E besomni nuk po flas për rrogen e paret. por flas per respektin, dashurinë dhe thjeshtë Sa ja kemi dit dhe sa ja dijmë vlerën artit e kulturës.

Kqyrni shfaqjet sot, super talente, djem e vajza te reja që e lojne krejt jeten ne skene, e qe menzi e kalojne muajin. Sallat rrallë mbushen, e kur mbeshteten artistet, zakonisht ska buxhet per ta mbuluar krejt projektin. KUr mbeshtesim artiste gjate pandemise, ka me shume reagime se per milionat e humbur në korrupcion. Filmat tonë kanë suksese nëpër botë me buxhete minimale, dhe kur të vlerësohen andej kufirit mandej i shohim si suksese edhe te na dhe fillojmë ti lëvdërojmë.

Prandaj miq te nderuar, ne teatrin e kemi shkaterruar moti, me bager te perditshem, ja kemi hjek tullat një nga një dhe tashmë e kemi lënë të thatë, ndoshta edhe me themele të dëmtuara.

Sepse, ende nuk e kemi kuptuar se Teatri edhe pse godinë fizike (nuk e kam qellim ta uli rëndësinë), ajo nuk i ka tullat apo blloqet fizike. Tullat janë aktorët, regjisorët e producentët. Biletashitësit e bufeja e teatrit. publiku i teatrit, suflerat e punëtorët teknik.

E ne, këto blloqe e tulla i kemi nëpërkëmbë e poshtnu moti, duke i anashkalu, duke mos i respektu duke i shti me ja marr inati profesionit të vet për të ciilin jetojnë.

E me tulla të dobëta, godina fare lehtë rrëzohet. /KultPlus.com

Të ngjajshme