Aktorët e Prishtinës formojnë bordin drejtues, kërkohet krijimi i teatrit të qytetit

29 Janar, 2018 - 4:01 pm

Sot më 29 janar aktorët e Komunës së Prishtinës kanë mbajtur një takim ku është diskutuar për gjendjen e rëndë të komunitetit, të aktorëve edhe mungesës së një teatri të qytetit komfor ligjit për teatrot.

Aktorët e kryeqytetit shprehën nevojë për krijimin e një teatri të qytetit, që sipas tyre është diçka e domosdoshme.

Duke filluar si nevojë artistike për banorët e kryeqytetit, njëherësh edhe si rast “sui generis”, si kryeqyteti i vetëm pa teatër të qytetit dhe pa trupë rezidente, thuhet në komunikatën dërguar për medie.

Në këtë iniciativë të aktorëve të qytetit të Prishtinës u caktua edhe bordi drejtues:

Naser Rafuna , Fidan Jupolli, Xhejlane Tërbunja, Dardan Gashi , Molikë Maxhuni . Bordi u zgjodh në mënyrë unanime nga të pranishmit. Në ditët në vijim, kërkesat dhe propozimet për teatrin e qytetit do t’i drejtohen komunës së Prishtinës./ KultPlus.com

Të ngjajshme