Altin Basha: Teatri i ri Kombëtar i përket së ardhmes

21 Dhjetor, 2022 - 7:00 pm

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar tha se ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për artin dhe kulturën, por për gjithë shoqërinë shqiptare. Ai u shpreh se ka qenë dëshmitar i përpjekjeve të vazhdueshme të trupës së Teatrit Kombëtar, të cilët, siç thekson Basha, tek ajo godinë nuk gjenin mjetet për të bërë artin e tyre.

Sipas tij, ndërtimi i Teatrit të ri do t’i shërbejë jo vetëm artistëve aktualë, por edhe brezave të ardhshëm. Basha tha se ky është një moment për artin dhe kulturën shqiptare, por edhe për gjithë shoqërinë.

“Diskutimi për teatrin ka nisur që në vitet ’50. U deshën 70-80 vjet që dëshira e tyre të kishte një zgjidhje dhe kjo zgjidhje ishte më e mira e mundshme për një teatër të ri, një teatër të investuar me paratë e taksapaguesve. Ky teatër nuk i përket vetëm të tashmes, por edhe të ardhmes”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme