Ambasada e SHBA: Aktori RJ Mitte, workshop me studentët në Universitetin e Arteve në Tiranë

14 Tetor, 2023 - 3:00 pm

Në kuadër të Javës Amerikane dhe vizitës së veçantë të aktorit dhe aktivistit amerikan RJ Mitte, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë organizoi një workshop aktrimi për studentët në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Studentët patën mundësinë të mësojnë nga RJ për botën e aktrimit, të marrin këshilla, teknika dhe njohuri të vlefshme.

RJ ndau përvojat e tij në aktrim dhe kaloi kohë duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve.

Java Amerikane këtë vit, jo vetëm feston dhe ndan kulturën amerikane, por gjithashtu thekson ndikimin pozitiv që një shoqëri e larmishme dhe gjithëpërfshirëse sjell në një demokraci./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme