Baleti Kombëtar i Kosovës së shpejti jep shfaqjen ‘Correr o Fado’ në Austri

5 Korrik, 2023 - 11:15 am

Së shpejti BKK në Austri për interpretimin e shfaqjes ‘Correr o Fado’.

Baleti Kombëtar i Kosovës do të udhëtojë në Graz të Austrisë.

Në Festivalin Ndërkombëtar “Bühnenwerkstatt International Tanzthetater Festival” të pranishëm do të jenë edhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.

Balerinët nga Kosova do të performojnë ‘Corror o Fado’ nga koreografi Daniel Cardoso.

Shfaqja ‘Corror o Fado’ me koreografi nga portugezi Daniel Cardoso erdhi si premierë në Kosovë në bashkëpunim me BKK-në me 8 qershor të këtij viti./KultPlus.com

Të ngjajshme