займ на карту онлайн потребительский кредит

Baleti Kombëtar i Kosovës sonte prezantohet në Finlandë, vajtja e tyre u shoqërua me probleme financiare

8 Tetor, 2018 - 2:30 pm

Alberina Haxhijaj

Baleti Kombëtar i Kosovës udhëton sot për në Finlandë ku do të paraqitet në katër qytete me shfaqjen “Një legjendë për dashurinë” me koreografi nga Pëllumb Agalliu, shkruan KultPlus.

Vajtja eTrupës së Baletit në këtë shtet është bërë në kohën kur Baleti Kombëtar i Kosovës është duke u përballur me vështirësi financiare. Në një konferencë të mbajtur ditë më parë me rastin e premierës së shfaqje “Le Corsaire”, drejtori i baletit AhmetBrahimaj ka biseduar edhe për problemet financiare që po hasin dhe për vizitën e tyre në Finlandë.

“Më lejoni ta përshëndes koreografin Pëllumb Agalliu i cili ka ardhur nga Azerbajxhani pasi që më datën 7 do tëudhëtojmë për në Finlandë me shfaqjen e tij ‘Një legjendë për dashurinë’. Ai ka ardhur për tu përgatitur më mirë që kur të shkojmë në Finlandë të jemi sa më seriozë dhe sa mëprofesionistë”, pati treguar ai. Tutje ai tregoi se probleme financiare kanë pasur që nga paraqitje e tyre në Bullgari si dhe ka katër muaj që nuk u janë paguar mëditjet.

“Jo vetëm ne por të gjitha institucionet e kulturës jemi në njëfarë kolapsi dhe shpesh herë krijohet përshtypja sikur shteti jonë dëshiron me na largu apo do t’i shuaj institucionet e kulturës. Që katër muaj na i kanë larguar financimet që i kemi pasur dhe kemi shumë problem. Mirëpo përkundër kësaj jam i kënaqur që kemi arritur që për këtë shfaqje së paku të kryejmë obligimet që kemi ndaj koreografit. Kemi probleme që prej qershorit kur kemi qenë në Bullgari dhe nuk na u kanë paguar mëditjet. Po ashtu nuk na u janë paguar mëditjet as për shtator në Bullgari kurse tani kemi për të shkuar në Finlandë. Është një numër jashtëzakonisht i madh ku jemi 36 veta. Të them të drejtën as na nuk e dimë se çka po ndodh por më së paku Ministria e Kulturës, nuk po e din çka është duke bërë”, pati thënë ai.

Trupa e BKK-së sonte do të paraqitet në Tampere, nesër do paraqitet në Helsinki, më 10 tetor do paraqitet në Turku ndërsa më datë 11 në Pori./ KultPlus.com

Të ngjajshme