займ на карту онлайн потребительский кредит

Baleti Kombëtar i Kosovës mbështet grevën e artistëve të TKK-së

24 Tetor, 2017 - 2:11 pm

Baleti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se që nga sot edhe publikisht është në mbështetje të komunitetit artistik në Kosovë, të cilët sipas tyre me të drejtë kërkojnë trajtim të dinjitetshëm nga Ministria e Kulturës, përcjellë KultPlus.

BKK thekson që qysh nga aprovimi i kësaj rregulloreje nga Ministria e Kulturës në vitin 2011, në vazhdimësi ka qenë kundër saj, sepse si e tillë, është denigruese në radhë të parë për Baletin Kombëtar, institucion i cili është viktimë e kategorizimit jo të drejtë nga hartuesit e kësaj rregulloreje, duke bërë dallime në kategorizimin e pagave në mes të artistëve të institucioneve të kulturës. Pavarësisht kësaj, ata mendojnë që kjo rregullore nuk është në funksion të mirëqenies për artistët e të gjitha institucioneve, si të Filharmonisë, Teatrit, Ansamblit Shota etj…

Përmes një komunikate, BKK dëshiron poashtu të potencoj, që përveç artistëve që dalin në skenë, BKK kërkon që edhe stafi tekniko-artistik të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme, sepse edhe kjo kategori e punonjësve në institucionet e kulturës, paguhet me paga minimale.

Për shkak të planifikimeve vjetore që BKK ka bërë qysh në tetorin e vitit të kaluar për vitin 2017, është e pamundur ndërprerja e provave dhe e shfaqjeve, për respekt ndaj publikut, por edhe në respekt të marrëveshjeve me koreografët nga Gjermania, të cilët janë bashkëpunëtorët e radhës të BKK. / KultPlus.com

Të ngjajshme