Edicioni i 52-të i FTF do të mbahet në shtator

3 Korrik, 2022 - 10:39 am

Festivali teatrove – Ferizaj (FTF) ka ndryshuar datën e mbajtjes së tij.

Këtë vit, edicioni i 52-të i FTF do të organizohet nga 10 deri 17 shtator në Teatrin Adriana.

FTF do të shënojë vitin e 52 të organizimit të tij dhe vit festivali do të organizohet si një event i institucionalizuar rishtazi dhe i ribrenduar në të gjithë imazhin e tij, por duke ruajtur e kultivuar traditën e organizimit e bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me personalitetet që për shumë vite kanë kontribuar në këtë festival si dhe me shtëpinë e përhershme nikoqire – Teatrin Adriana.

Nga ky vit, FTF krahas organizimit kryesor të shfaqjeve konkuruese, do të organizojë në vazhdimsi punëtori e evente të tjera paralale si dhe një kategori të veçantë konkuruese, ate të studentëve. Gjithëashtu organizatorët e  edicionit të 52-të, kanë ftuar grupe të ndryshme muzikore, performues e DJ të cilet do të sjellin atmosferë të jashtëzakonshme në ndejat e Festivalit./ KultPlus.com

Të ngjajshme