Ema Andrea: Teatri mbetet destinacioni im

13 Prill, 2018 - 7:30 pm

Aktorja Ema Andrea, një nga kandidaturat më favorite deri në momentin e fundit për drejtore të Teatrit Kombëtar, është shprehur përmes një postimi në Facebook, se teatri do jetë destinacioni i saj pavarësisht vendimit të kryeministrit. Me një status ku ndjehet zhgënjimi i përzgjedhjes që autoritetet bënë për drejtorin e ri të teatrit, Andra u shpreh mirënjohje kolegëve duke thënë se dorëzoi një platformë konkrete dhe tërësisht europiane.

“Edhe pse i Zoti i shtëpisë dhe firmëtarja vendosen tjetër gjë në drejtim të TK, u përulem me mirënjohje të gjithë kolegeve aktore dhe artistëve të rinj e me eksperience, brenda dhe jashtë Shqipërie që mbështeten kandidaturën time! Falënderoj miqtë e mi që me këshillat dhe ndihmën e tyre konkrete i dhanë platformës se paraqitur nga unë, plotësi profesionale dhe mua me bën të ndihem e lumtur që kam miq të vërtetë! Genci Fuga e Laerti Vasili ju përshëndes e ju falënderoj qe ndatë me mua ketë rrugëtim të shkurtër e ju uroj suksese në skene! Destinacioni mbetet! Rrugët janë të ndryshme!”, shkruan Andrea.

Duket se qëndrimet e saj publike në krah të artistëve që kërkonin mos shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, penalizuan Andrean nga rruga drejt postit të drejtores së Teatrit, për tu bërë e para femër që drejton këtë institucion që me krijimin e tij.

Të ngjajshme