“Emigrantët” nesër në Dodona #PërBekimin

28 Mars, 2018 - 4:00 pm

Në kuadër të kampanjës humanitare #PërBekimin, “Muaji Artistik” në teatrin Dodona, këtë të enjte (29 Mars, 2018), sjellë shfaqjen “Emigrantët” nga Slawomir Mrozek, me regji nga Arianit Geci, luajnë Bashkim Ramadani dhe Labinot Raci.

Shfaqja “Emigrantët” nga Slawomir Mroźek, trajton dramën e dy emigrantëve, një intelektuali të përndjekur politikisht dhe një punëtori fizik, të cilët për arsye të ndryshme politike dhe ekonomike, janë larguar nga atdheu i tyre dhe si të tillë, secili me mendësinë, shqetësimet dhe brengat e veta, banojnë së bashku, ndeshen, zihen dhe përplasen me njëri tjetrin në një bodrum diku në perëndim./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme