‘Ëndërrat e Hamletit’ nga Mentor Zymberaj shfaqet në Egjipt, merr çmimin e parë për muzikën më të mirë

1 Tetor, 2022 - 1:00 pm

Shfaqja ‘Ëndërrat e Hamletit’ me regji të Mentor Zymberajt ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar pasi u shfaq në Festivalin Alexandria International Theater Festival në Egjipt, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë vetë regjisori dhe njëkohësisht edhe aktori i shfaqjes përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se kjo shfaqje ka marrë çmimin e parë për muzikën më të mirë të shfaqjes.

Sukses i madh i shfaqjes ËNDËRRAT E HAMLETIT në Festivalin /Alexandria International Theater Festival, në Egjipt!
– Nominimi për Çmimin – Aktori mē i mirē i Festivalit( Mentor Zymberaj nominohet ne mesin e tre aktorëve më të mirë të Festivalit.)
– Shfaqja “ Ëndërrat të Hamletit” nominohet për Çmimin – Zgjedhje Kreative!
– Çmimi i Parë për Muzikën më të mirë të shfaqjes( Kompozitori Andin Reshat Randobrava)
”, ka shkruar Zymberaj.

“Ëndërrat e Hamletit” është realizuar në kuadër të Shtëpisë Teatrore Filmike ‘AKT; dhe ITI-Qendra në Kosovë.

Regjinë dhe interpretimin e shfaqjes e ka realizuar aktori dhe regjisori, Mentor Zymberaj. Ndërsa tekstin e ka shkruar artistja Nina Mazur.

Skenografia vjen nga Zeni Ballazhi, kompozitor i muzikës është Andin Randobrava, dizajnues i dritave është Skender Latifi dhe asistent regjie është Mirak Zymberaj./ KultPlus.com

Të ngjajshme