“Ferma e Kafshëve” me premierë në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës

3 Korrik, 2021 - 7:36 pm

Komedia satirike “Ferma e Kafshëve”, nga George Orwell e me regji të Driada Dervishit do të prezantohet premierë në Amfitetarin e Liqenit të Tiranës, shkruan KultPlus.

Premiera është më 10 korrik, kurse më pas do të pasojnë edhe reprizat e kësaj shfaqje që vjen me produksion të Teatrit Kombëtar të Tiranës.

 Organizatorët kanë bërë të ditur se mysafir special i kësaj shfaqje është Bojken Lako, kurse e rolet e tyrë në këtë shfaqje do të luajnë: Neritan Liçaj , Hervin Culi ,Erjona Kakeli, Florian Agalliu , Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dory Caushi , Xhuliano Brisku, Urim Aliaj.../ KultPlus.com

Të ngjajshme