Festivali i Teatrit të Kukullave, Tirana pret 12 trupa teatrore

5 Maj, 2019 - 9:30 am

Për herë të parë, starton Festivali Botëror i Teatrit të Kukullave në Tiranë. Kryeqyteti ka hapur dyert për të mikpritur 12 trupa teatrore nga e gjithë bota nga data 3-9 maj 2019, ku fëmijët do të shijojnë magjinë e kukullave.

Në hapjen e këtij festivali, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë në këto katër vite fokusi është vendosur tek fëmijët ku janë ndërtuar kënde lojërash, çerdhe, kopshte etj.

“Unë kam 4 vite që punoj si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e kam bërë me shumë dashuri, por ndoshta nuk i kemi bërë të gjitha gjërat, por një gjë për të cilën nuk bëhem pishman kurrë është që për herë të parë i kemi kushtuar kaq shumë vëmendje fëmijëve, kur vjen puna tek këndet e lojërave, kopshtet, çerdhet.”-tha Veliaj.

Ndërkaq, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, aktoren veterane të “Teatrit të Kukullave”, Shegushe Bebeti, për veprimtarinë dhe krijimtarinë e saj shumëvjeçare pranë këtij institucioni.  duke argëtuar dhe edukuar të vegjlit e kryeqytetit.

“Ne e kemi shumë të mirë këtë që jemi një popull mikpritës, edhe që të gjithë atyre që na vijnë, që janë presidentë, që janë kryeministra, u japim medalje dhe vlerësime. Po ne shqiptarët ndonjëherë duhet të mësojmë të vlerësojmë edhe njëri – tjetrin. Një nga njerëzit që unë doja ta vlerësojë është Shegushe Bebeti. Për breza të tërë qytetarësh, artdashës të teatrit, aktorja ka ndikuar në zbavitje, në argëtim, por edhe në edukimin qytetar të tyre, duke u bërë në të njëjtën kohë personazhi, por edhe aktorja e tyre e preferuar. Ndaj Bashkia e Tiranës në shenjë nderimi për veprimtarinë shumëvjeçare të aktores sonë të mrekullueshme, i jep titullin më se të merituar “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”-tha ajo. / BalkanWeb / KultPlus.com

Të ngjajshme