Fritland, sukses i një shqiptari në skenën belge

17 Maj, 2019 - 9:17 pm

Një kohë të gjatë shitës i patateve të skuqura (simbol gastronomik i Belgjikës ), Zenel Laci arrin të bëhet autor dhe aktor pasi t’i ketë këputur lidhjet me klanin familiar. Ai rrëfen në shfaqjen “ Fritland”.

Zenel Laci në shfaqjen ” Fritland”

Ora dhjetë e mëngjesit. Në qendër të Brukselit është pak herët për të ngrënë  patate të skuqura në biznesin e prindërve, ku Zeneli Laci ka punuar që nga mosha 14 deri 30 vjeçare.

Eshtë një pjesë e një jete të jashtëzakonshme që Zeneli na e shpalos mbi tavolinën prej druri, ne dyçanin Fritland, në këtë mbretëri të patateve të skuqura të Belgjikës, e cila ja ka tjetërsuar një pjesë të jetës, por që gjithashtu ka ushqyer njeriun e posaçërisht autorin dhe aktorin që është bërë sot.

Burg dhe muzë njëkohësisht Fritland, ja jep titullin shfaqjes të cilën e ka krijuar për teatrintë “ Poche “ të Brukselit.

Në katin e parë, ekipi i ditës është gati të hap dyert e dyçanit në orën njëmbëdhjetë. Në bodrum, Zeneli Laci na tregon nje mori thasësh me patate, të njëjtat patate që i qëronte që në moshën 12 vjeçe për prosperitetin e ndërmarrjes familjare. Dhe, nëse me njëfarë melankolie na shpie t’i vizitojmë hapsirat e lokalit, tani, krenar të na tregoj që edhe kryebashkiaku i qendrës së Brukselit, z.Phlippe Closeështe një ndër klientët. Një mbrëmje aty ka hasur edhe Eden Hazard ( futbollistibelg me famë ndërkombëtare ). Dyçani gjithashtu zgjon te Zeneli kujtime të dhimbshme. Zhytur me erën e yndyrës së patateve ai na rrëfen rrugën e tij të pabesueshme.

Dyçani Fritland ne qender te Bukselit

Një histori që rrënjët i ka ne Shqipëri, kur me 1952, gjyshërit dhe babai i tij ikin nga regjimi komunist. “ Gjyshi im ka qenë pronar tokash dhe përkrahës i Mbretit Zog. Duke iu kundërvenë regjimit komunist, ai rrezikonte të burgosej dhe të shpronësohej. Për këtë arsye kanë ikur “.

Babai i tij ishte 16 vjeç kurëndërronte të shkonte në Amerikë. Por realiteti do të jetë shumë më tragjik: duke kaluar kufirin gjatë një nate të ftohtë dimëri, familjes do t’i vdesin tre anëtarë, që do t’i varrosin në Kosovë, para se të barten në kampet e refugjatëve në Kroaci dhe Itali.

 “Në atë kohë, refugjatët i drejtonin për në vendet europiane, por prindërit e mi shpresonin vazhdimisht ta marrin vizën për në Shtetet e Bashkuara “. Kot kanë pritur tetë vjetë në kampe refugjatësh para se të heqin dorë dhe të vendosen ne Belgjikë.

“ Prindërit kanë lindur në Shqipëri, dy motrat e mëdha në Kosovë, vëllai i madh në Itali, ndërsa vëllai tjetër dhe unë në Belgjikë “. Por, edhe pse vendoset në Belgjikë, i ati i Zenelit s’pranon të heq dorë nga ëndërra e tij. “ Ideja ishte të grumbulloj të holla të mjaftueshme që do t’i duheshin për të shkuar në Amerike. Si pasojë, një pjesë të mirë të kohës ne fëmijët e kalonim mbyllur në shtëpi. Babai s’na lejonte të shoqëroheshim me belg nga frika se: nëse integroheshim, ëndrra e tij per Amerikën, vdiste”.

Pasi ka punuar në qytetëzen Clabecq, ky baba kokëfortë,  papritur zhvendoset me familje në Bruksel. “ Një mik ja kishte këshilluar këtë dyçan që jepej me qera. Babai, kurr në jetën e tij s’kishte përgatitur patate të skuqura, ( ushqimi më i preferuar belg ). Është punë e thjeshtë i kishte thënë: duhen patate, punëtorë për t’i qëruar, dhe të fërgohen dy herë në yndyrë. Babai e kupton se ky është fati i tij, dhe e merr lokalin ne vitin 1978, duke na vënë në punë neve pesë fëmijëve”.

“ Letërsia më ka shpëtuar.”

“Atë kohë isha 14 vjeç dhe vijoja një shkollë teknike. Kjo shkollë nuk me përshtatej, dhe në vend që shkoja tëtë orë në shkollë, unë fshihesha nën çati dhe lexoja”. Jules Verne, Edgar Allan Poe, Baudelaire, Rimbaud, Verlaine etj.

Por babai e zbulon që ai ikte nga shkolla, ja jap një shuplake dhe te nesermen e dërgon të punoj në dyçan. Gjatë atyre 16 viteve pune në Fritland, Zeneli, vazhdon të lexoj prapa banakut, të shkruaj poezi në çeset prej letre të patateve të skuqura. Dhe, përderisa vëllezërit e tij me të hollat që fitonin visheshin e dilnin, ai blen libra. Lokali Fritland, bëhet teatri i tij, një lloj observatori i gjendjes njerëzore. Për të mirën: për shembull kur lidhe miqë si më një të pastrehë, ish profesore i frëngjishtes i cili ia zbulon  Sartre- in dhe filozofinë e tij, ose natën kur bisedonme një prostitutë humaniste, e cila do ta frymëzoj më vonë për personazhin e pjesës së vet “Valencia princesse du mond”( Valencia princeshë e botës ).

Por edhe për te keqen. “Atë kohë qendra e qytetit ku ndodhej dyçani ishte e dhunshme, punë kishte shumë, lokali ka qenë i hapur non-stop :24/24 orë, në nje zonë të rrezikshme ku qejflitë e natës, pijnë e festojnë. Kishte përleshje të çdoditëshme. Ka ndodhur të këtë edhe vrasje, dhe pavarësisht moshës tonë të re, duhej” shërbyer dhe mbrojtur njëkohësisht lokalin nga dhuna e natës. Domosdo, nga nevoja bëhesh edhe vet i dhunshëm. U pata mbyllur në vetvete, pothuaj s’flisja me askë, as me myshterinjtë. Në fund të natës strehohesha në letërsi. Duhej vjedhur kohë për lexim,  (duke lexuar letërsi) kjo ishte mbijetesa im”.

Zenel Laci

Më 1997-të në moshën 30-të vjeçare, Zeneli kërkon të bëj jetë tjetër. Ai braktis familjen, lë punën në lokal dhe fillon studimet për të arritur ëndërren e tij.

Në vitin 2000, mbaron shkollën e lartë për skenografi dhe më 2004 vazhdon studimet universitare për regji dhe dramaturgji. Tani e tutje dyert e teatrit atij i hapen.

Deri tash, Zeneli ka shkruar dhe vënë në skenë pjesë dramatike ndër të cilat: Vivre, Human Beauty, Journal du femme du Kosove ( Ditari i një gruaje nga Kosova ), frymëzuar nga kronika e mbajtur nga Sevdije Ahmeti, militatnte shqiptare për të drejtat e njeriut, gjatë luftes në Kosovë.

Sot, Zeneli është autor, regjisor dhe aktor. Ai luan për herë të parë në skenë rolin e tij. Prej 23 prill, çdo mbrëmje në orën 20:30, para një salle të stërmbushur, rrëfen historinë e tij. Si shpërblim, duartrokitjet e gjata dhe të përzemerta të publikut ndezin sallën. Shfaqja vazhdon deri me 23 maj.

Suksesi publik, e shpie spektaklin në mediat belge: gazetat, radio, televizioni.

Ky vlerësim ka shtyer Olivier Blin, drejtor i teatrit të “ Poche “ të Brukselit, që shfaqja të luhet edhe dy javë në qershor : prej datës 8-të dhe 20-të, të muajit. dhe të riprogramohet për vitin e ardhshëm. Regjinë e ka bëre regjisori me origjinë franceze, Denis Laujol, njëherit edhe aktor në këtë shfaqje.

Ngjarja e saj është: historia e një fëmiu përkatësisht të riu të një refugjati politik shqiptar, që ka përballur realitetin, duke u emancipuar nga kultura patriarkale e prindërve te vet, dhe, duke pasur guxim të besoj e realizoj ëndërrën e tij.

Mediat belge shkruajnë për shfaqjen Fritland :

Me humor dh eprekës ! –La Libre Belgique

Lemë aty një copëzemre ! – Le soir

Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shumë se njëherë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur.  – Françoise Nice

Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para ! – RTBF Culture

Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar. –Brussels isYours

I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur.  –RTBF La Première

Për më tepër informacion : www.poche.be

Katherine Makereel

Gazeta Le Soir, 23 prill 2019

Përktheu: E. Gashi

Afishja e shfaqjes

Të ngjajshme