Gjykata Themelore me vendim të ri për TKK-në, Neziraj: Ja, komedia kosovare, njerez, gjykata merr rolin e arbitrit artistik

12 Maj, 2021 - 9:38 pm

Sot, është bërë e ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar Teatrin Kombëtar të Kosovës që të zbatojë vendimin e Inspektoratit të Punës të vitit 2019, ku sipas të cilit, i kërkohet Teatrit Kombëtar që çështjen e ndarjes së roleve për shfaqjet e tija ta rregullojë me një rregullore të brendshme, përcjell KultPlus.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është si në vijim;

Në përgjigje të kërkesë së SHSTKK-së, Gjykata Themelore në Prishtinës-Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, aprovoi kërkesën e SHSTKK-së dhe caktoi masën përmbarimore ndaj Teatrit Kombëtar.“TKK-ja obligohet që çështjen e ndarjes së roleve ta rregullojë me rregullore të brendshme ose në formë amandamentimi ta plotësojë rregulloren ekzistuese, në afat prej 7 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi. Ky aktvendim ka efekt sekuestrimi dhe nëse nuk veprohet sipas këtij aktvendimi, do të aplikohen dispozitat e neneve 15 dhe 16 të LPP-së”, thuhet ndër të tjerash në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Pët këtë vendim, kanë reaguar pjesëtarë të ndryshëm të komunitetit të artistëve, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke e konsideruar si një ndërhyrje që nuk i përket një institucioni si ai i Gjykatës Themelore.

Më poshtë, KultPlus ju sjell reagimin e dramaturgut Jeton Neziraj, dhe atë të regjisorit Besim Ugzmajli.

”Ja, komedia kosovare, njerez! Gjykata merr rolin e arbitrit artistik!!

Vec aman, mos t’gaboj kush me e perkthy ne anglisht kete vendim te kesaj gjykate, se u banem hore! Inspektorati i Punes manipulohet nga nje hajvan, e Gjykata Themelore, e chon tutje ahmakllekun, duke e urdheruar TKK, se si duhet ndare rolet ne teater. Shihe per cka gjejne kohe gjykatat n’ket vend, e me cka merren, thue se krejt landet tjera i kan drejtu!

S’do te habitesha nese neser, para ndarjeve te roleve per ndonje shfaqje, ne ‘komision’ te duket edhe ndonje gjykates (natyrisht, do ta dergonin ndonjerin qe ka lexuar dramen “Trimi i mire me shoke shume”) dhe ndonje činovnik nga Inspektorati i Punes! Hore, njerez, hore! Sa larg shkon budallakia e debilizmi n’ket vend.

Dhe vemendje miq: ne nje paragraf te ketij vendimi, Gjykata thote se ky vendim ka “efekt sekuestrimi” (“TKK-ja obligohet që çështjen e ndarjes së roleve ta rregullojë me rregullore të brendshme… Ky aktvendim ka efekt sekuestrimi…”) Pra, cfar do te sekuestroj gjykata ne teater? Rolet? Dramat? Shfaqjet? Letra e toaletit? Kostumet e shfaqjeve?

Ndersa per profesionalizmin e gazetarit, njehere tjeter. Mjafton t’a shihni se si citatin e nje debili e vendose si titull, por duke mos e vene ne thojza.”, ka shkruar Neziraj.

”Gjykata paska fillu me ba audicione; ndarje rolesh ne teatro; dhenje mundesishe proporcionale aktoreve ne pergjithesi.

Paska triumfu (perkohesisht) budallalleku.

Ai qe ne Kosove bân plane te shkel planetin mars, ka me u mplake duke u marr pengesa te llojit: “ja merrem edhe mu ja s’te la mu nise”, ose “livadhi ku po doni me nise rakete, asht i nji dajes tem edhe ka vorre perfundi.

Planet serioze ne Kosoves, hahen e treten nga pengesa te natyres provinciale, gllaberohen nga dembelet e antitalentet, digjen nga budallenjte piromane qe kane privatizu te vertete”, ka shkruar Ugzmajli.

(Tekstet janë publikuar pa ndërhyrje) / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme