3 Shtator, 2025 - 10:30 pm
Shfaqja teatrale “God Bless America”, me regji të Fatos Berishës, do të rikthehet për herë të parë këtë sezon në skenën e teatrit të Gjilanit, më 4 shtator, duke filluar nga ora 20:00.
Kjo parabolë dramatike sjell në qendër katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste. Në rrugëtimin e tyre ata takojnë njerëz nga margjinat e shoqërisë moderne, të cilëve përpiqen t’u shesin Biblën përmes konceptit të ‘ëndrrës Amerikane’.
E frymëzuar nga dokumentari i viteve ’60 “Salesman”, shfaqja sjell një reflektim të thellë mbi ëndrrën, iluzionin dhe realitetin, duke e shndërruar skenën e Gjilanit në një hapësirë debati për shoqërinë bashkëkohore./KultPlus.com