Hapet aplikimi për programin “Artists in Residence 2024”

6 Tetor, 2023 - 11:58 am

European Theatre Convention janë në kërkim të artistëve, veçanërisht regjisorëve dhe dramaturgëve, që të bashkohen në edicionin e shtatë të programit “Artists in Residence 2024”.

Programi ju ofron mundësinë të qëndroni prej 4 deri në 8 javë në një nga teatrot anëtare të European Theatre Convention:

Teatro Municipal Sá de Miranda (Portugali): 20 maj – 30 qershor

Göteborgs Stadsteater (Suedi): 15 janar – 15 mars

Činohra SND (Sllovaki): 13 shkurt – 7 prill

Deutsches Theatre Berlin (Gjermani): TBD

SNG Nova Gorica (Slloveni): 1 shkurt – 12 prill

Teatri Kombëtar (Kosovë): 30 janar – 31 maj

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë njoftuar se afati i fundit për aplikim është data 29 tetot: https://ow.ly/Jmhk50PPONm. / KultPlus.com

Të ngjajshme