Hapet konkursi për pozitën e drejtorit në Teatrin Kombëtar të Kosovës

8 Janar, 2022 - 7:46 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se nga sot është hapur konkursi për pozitën e drejtorit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Rishpallja e konkursit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar është publikuar më 9 dhjetor nga MKRS-ja, derisa është bërë e ditur se ai konkurs do të jetë i hapur nga data 8 janar deri më 22 janar të vitit 2022.

Personat që aplikojnë për këtë konkurs duhet që të kenë së paku shtatë vite përvojë pune profesionale dhe gjithashtu katër prej tyre në ndonjë pozitë udhëheqëse apo drejtuese.

Regjisori Naser Shatrolli ishte zgjedhur si drejtor i përkohshëm në nëntorin e vitit të kaluar, derisa më pas ishte konkluduar se zgjedhja e tij si drejtor ishte në shpërputhje me ligjin.

Përkundër kësaj dhe ankesave të vazhdueshme, zyrtari i Ministrisë së Kulturës, vazhdon të jetë në krye të TKK-së. /KultPlus.com

Të ngjajshme