Hapet thirra për edicionin e tetë “Burbuqe Berisha” – PITF 2024

15 Shkurt, 2024 - 10:30 am

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove – Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” kanë hapë thirrjen për aplikim për të gjitha teatrot, kompanitë teatrore që të aplikojnë për projektet e tyre për pjesëmarrje në edicionin e tetë të “Burbuqe Berisha” – PITF 2024, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell të plotë thirrjen e hapur për këtë festival.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove – Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina, ftojnë të gjitha palët e interesuara (teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore) të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e tetë të Festivalit PITF 2024, i cili do të mbahet nga 20-26 Maj 2024.

Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit.

Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane dhe përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve. Aplikimet mund të dorëzohen deri më 15 Prill 2024.

Përzgjedhja përfundimtare do të dihet gjatë fundit të muajit prill 2024.

[email protected]./ KultPlus.com

Të ngjajshme