займ на карту онлайн потребительский кредит

Ka vdekur aktori Milto Profi

Shkurt 21, 2018 - 4:36 pm

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, aktori i teatrit të Durrësit, Milto Profi.

Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri. Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960 – 1980. Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

Në vitin 1953, kur u themelua teatri “Moisiu” në skenën e tij u ngjit si profesionist edhe Spiro Urumi, djali i hallës së tij, por edhe Vera Vreshtazi, që shumë shpejt u bë bashkëshortja e Pipit, siç njihej nga durrsakët Spiro Urumi. Sapo përfundoi shkollën e mesme në Durrës, Milto Profi u regjistrua në Liceun artistik “Jordan Misja”. Po niste edhe një herë shkollën e mesme, për hir të artit. Pa i përfunduar ende studimet Milto Profit i kërkohet të përgatisë një shfaqje në Estradën e Shtetit. Misioni i Milto Profit në skenat e kryeqytetit përfundon në vitin 1967, katër vjet pas diplomimit për tu kthyer në qytetin e Durësit. Milto Profi, ishte 30 vjeç, kur filloi të punojë si actor në teatrin e Durrësit. Fillimisht me role në pjesët “Prefekti” e “Martesa”, “Mulliri I Kostë Bardhit”, “Njerëz mbi shkëmb”, “Çështja e inxhinjer Saimirit”, Milto i rikthehet përkohësisht regjisurës me dramatizimin për fëmijë “Kështjella dhe helmi” me libret të Ismail Kadaresë, e më pas edhe një shfaqje varieteje.

Ai gjen një mënyrë tjetër për të mos u larguar nga regjia, që mund të konsiderohet “dashuria e tij e parë”. Milto Profi drejton trupat amatore të ndërmarrjeve, duke u bërë bashkë me të rinjtë pasionantë fitues i mjaft flamurëve dhe vendeve të para në festivalet teatrore të ndërmarrjeve. Mesi i viteve 70 nënvizon në teatër disa aktorë të talentuar, dhe thuajse njëherazi edhe i godet padrejtësisht ata. Në 1975-n Haxhi Rama vuri në skenë komedinë e tij “Kartela e verdhë” dhe dyshja Teli e Foni, që krijuan bashmë me kolegun Mirush Kabashi, u bë mjaft e njohur. Tamam në atë periudhë Milto Profin e largojnë nga teatri. Milto Profi punoi me të njejtin seriozitet për 18 muaj në fabrikën e Gomës dhe bëhet një nga mjeshtrit e repartit. U kthye përsëri në teatër ku edhe vazhdoi karrierën artistike.

Të ngjajshme