Kreshnik Ibrahimi në Vjenë me komedinë “Du gru me letra”

12 Tetor, 2019 - 2:00 pm

Shfaqja pritet të dalë para publikut të dielën, më 13 tetor, nga ora 17.00 në  lokalin “Utopia“ në Vjenë të Austrisë.

Pas sukseseve të shumta në Gjermani dhe Zvicër, komedia “Du gru me letra” do të shfaqet edhe para publikut shqiptar në Vjenë të Austrisë.

Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e të rinjve të vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe të trojeve shqiptare në veçanti,  të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë. Dhe, si një zgjidhje për problemet ekonomike, ata martohen në shtetet evropiane. Natyrisht, e gjithë kjo histori përshkruhet në komedi me humor dhe të qeshura.

Aktori Ibrahimi pret nga bashkatdhetarët tanë në Austri që të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur atë, por edhe për të kaluar një mbrëmje të paharruar familjare./albinfo/KultPlus.com

Të ngjajshme