Leze Qena kujton momentin kur Bekim Fehmiu i kishte treguar që po shkonte në Hollivud

1 Mars, 2019 - 10:29 pm

Ajo tregoi edhe për bashkëbisedimin që kishte pasur me aktorin e madh Bekim Fehmiu kur i kishte treguar se synonte rrugën drejt Hollivudit, tregoi edhe për mundësinë që i ishte ofruar asaj e Istref Begollit që të ndiqnin Akademinë e aktrimit në Beograd, e ajo kishte refuzuar përkundër inkurajimit të Xhevat Qenës, ndërsa thotë se as sot nuk pendohet për këtë vendim.

Leze Qena nuk la pa ndarë edhe kujtimet me aktoren e njohur Katarina Josipi. “Bekim Fehmiu ka ardhur në teatër pas meje dhe më tha “Leze unë po du me shku në Hollivud”, thashë “ku po i shkon mendja në Hollivud, unë mezi erdha në Prishtine e ai më thoshte që po shkon në Hollivud’.

Njeriu vetëm duhet të ketë zemër e ambicie që të arrij çkado. Mua dhe Istref Begollin na dekoruan që të shkojmë së bashku në Akademi në Beograd, kurse unë pikërisht atë vit u martova dhe nuk doja të shkoja, edhe pse Xhevati më thoshte që të shkoj”, ka thënë mes të tjerash Leze Qena.

KJo pjesë e rrëfimit është nxjerrë nga rrëfimi i Leze Qenës në “KultWoman” . KultWoman organizohet nga KultPlus dhe financohet nga “Culture for Change”, program i Bashkimit Evropian implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut./KultPlus.com

Të ngjajshme