Madalena kthehet në Prishtinë

30 Prill, 2019 - 9:36 pm

Të enjtën dhe të premtën ( 2 dhe 3 maj), pas bujës që bëri në Tiranë rikthehet në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, shfaqja “Dashuritë e virgjëreshes Madalenë” e autorit Ridvan Dibra, në regji të Ben Apollonit dhe intepretim nga aktorja shqiptare Arjola Demiri, shkruan KultPlus.

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” rrëfen historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyqe në jetën e një femre. Shfaqja është përplotë situata komike, dramatike e tragjike që aq sa na bëjnë të qeshim, na bëjnë edhe të mendojmë e te qajmë.

Skenografinë e shfaqjes e ka bërë Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografitë Arbër Elezi, dizajnin e dritave Skender Latifi, kurse muzikën origjinale e ka kompozuar Memli Kelmendi. Shfaqja është koproduksion mes Arjola Demirit dhe Teatrit “Dodona” dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës. / KultPlus.com

Të ngjajshme