”Makbethi” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

19 Maj, 2025 - 9:33 am

Teatri Kombëtar i Kosovës këtë muaj do të risjellë në skenë shfaqjen “Makbethi” të William Shakespeare, me regji Qëndrim Rijanit, shkruan KultPlus.

Shfaqja “Makbethi” vjen e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës. Reprizat e shfaqjes shfaqen më 22, 23 dhe 24 maj.

Aktorët të cilët luajnë në këtë shfaqje janë: Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Semira Latifi, Faris Berisha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Flaka Latifi, Fiona Abdullahu, Basri Lushtaku, Shpejtim Kastrati, Ismet Azemi dhe Yzeir Meha.

Pjesa tjetër e stafit është si në vijim: Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku, Skenograf: Valentin Sfetozarev, Kostumografe: Maca Papuçevska, Kompozitor: Trimor Dhomi, Orkestra: Filharmonia e Kosovës, Koreograf: Artan Ibërshimi, As. Regjisor: Erleta Regjepi, Video: Rehan Abdulovski, Operator i audios: Arben Aliu, Video operator: Bujar Bekteshi, Inspicente: Nazmije Krasniqi dhe Dizajni i dritave: Mursel Bekteshi.

Premiera e shfaqjes “Makbeth” qe më 1 tetor, 2024./ KultPlus.com

Të ngjajshme