Margariti: Kujtojmë aktorin e paharrueshëm Vangjush Furrxhi

24 Mars, 2022 - 2:10 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot aktorin e njohur Vangjush Furrxhi, në kuadër të “Muajit të teatrit”.

“Në ditën e lindjes së tij kujtojmë aktorin dhe pedagogun e paharrueshëm, Vangjush Furxhi”, tha Margariti.

Vangjush Furxhi lindi në Korçë më 24 mars 1943 dhe kreu studimet në Shkollën e Lartë për Aktorë. Në vitet 1966-72 ai punoi si aktor në Teatrin Profesionist të Korçës, më pas si pedagog dhe shef katedre në Institutin e Lartë të Arteve.

Ai ka mbajtur dhe postin e zëvendësministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Vangjush Furxhi ka interpretuar mjaft role në teatër dhe 15 role në kinema, duke filluar me një rol episodik në filmin “Oshëtimë në bregdet”.

Ndër filmat e interpretuar prej janë “I teti në bronx “,”Malet me blerim mbuluar “,”Gezhoja e vjetër” , “Plumba perandorit “,”Agimet e stinës së madhe”, “Njeriu i mirë”, “Kur zbardhi një ditë”, “Dora e ngrohtë”, etj.

Furrxhi ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare, pas një sëmundje e të rëndë./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme