MKRS shpall konkurs për angazhim në shfaqjen e baletit “Arrthyesi”

31 Tetor, 2023 - 1:56 pm

MKRS shpall konkurs për angazhim në institucionin e Baletit Kombëtar të Kosovës për realizimin e shfaqjes së baletit “Arrthyesi”, përcjell KultPlus.

Përmes këtij konkursi kërkohen të angazhohen 7 balerinë profesionistë, 8 balerinë jo profesionistë (fëmijë nga mosha 9 deri 14 vjeç).

Konkursi është i hapur deri më 10.11.2023 – në ora 16:00.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të MKRS-së, teksa konkursin e plotë mund ta lexoni këtu: https://tinyurl.com/3ysw6wb7 / KultPlus.com

Të ngjajshme