Nën koreografinë e Ilir Kernit, BKK po sjell për herë të parë shfaqjen e njohur “Arrthyesi”

18 Shtator, 2023 - 4:00 pm

Baleti Kombëtar i Kosovës ka filluar fazën e parë të projektit më ambicioz që BKK ka realizuar ndonjëherë.

Në Prishtinë do të vihet në skenë për herë të parë “Arrthyesi”, një nga shfaqjet më të famshme të repertorit botëror të baletit klasik.

Koreograf është primabalerini shqiptar me renome ndërkombëtare, Ilir Kerni (Nderi i Kombit).

Kjo vepër do të realizohet në bashkëpunim me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, dhe siç e do zakoni do të shfaqet para publikut në dhjetor, afër festave të fundvitit. / KultPlus.com

Të ngjajshme