Nëntori do të shpalosë “Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër”

14 Nëntor, 2017 - 10:00 pm

Një ekspozitë dhe një shfaqje teatrale janë përfshirë në Ditët Kulturore Shqiptare që do të mbahen në tri vende brenda Zvicrës duke përfshirë: Bern, Gjenevën dhe Winterthur, shkruan KultPlus.

Ekspozita që do të prezantohet është kolektive që përfshinë artistët: Arsim Berisha, Avdi Hajdari, Kushtrim Sylejmani, Urim Berisha e Visar Kryeziu,kurse shfaqja me titull “Stacioni 17b” që do të shfaqet në këto tri qytetet është me regji të Ben Apollonit.

Poashtu në kuadër të këtyre mbrëmjeve do të ketë muzikë, kurse datat që do të prezantohen këto projekte janë: 17 , 24 dhe 26 nëntor. /KultPlus.com

Të ngjajshme