“Një Miliard të Ngritur/a”, “Copë Copë” në përkrahje të “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”

13 Shkurt, 2019 - 5:30 pm

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë” organizon vallëzimin tradicional në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00, të përcjellur me muzikë nga DJ Lilac, shkruan KultPlus.

Artpolis po ashtu në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në mbështetje të fushatës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë” organizon shfaqjen teatrale “Copë Copë”.

“Copë Copë” do të prezantohet me datë 14 shkurt, 2019 në ora 19:00 në teatrin Oda në Prishtinë.

“Një Ditë e Valentinit për të gjithë” e inicuar nga Blerta Avdili dhe Jeta Xhara synon të mledh fonde në përkrahje të Qendrës për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Në këtë rrjedhë, Artpolis prezanton shfaqjen “Copë Copë” bazuar në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë kur përfshihet tregimi i një gruaje, mbijetuese e dhunës në familje, e cila është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale. Kjo grua e fortë, Bashkime Sulejmani, qysh në 2015 është kontaktuar nga Artpolis nga po e njejta Qendër për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë për të treguar historinë e saj, për të ngritë zërin për mirëqenien e saj e të djalit, e poashtu në përkrahje të të gjitha grave që kanë përjetuar ngjarje të kësaj natyre.

Duke qenë se fondet e mledhura do të shkojnë për Qendrën për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, në kuadër të kampanjës bamirëse “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”, lëtë radhë Artpolis ka vendosur që shfaqja të prezantohet me pagesë (1 ose 3 €), 

Shfaqja “Copë copë” është punuar me regji të  Zana Hoxha Krasniqit dhe me tekst të Blerta Zeqiraj.

Performuese të shfaqjes janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Qendresa Jashari dhe Bashkime Sulejmani.

Prezantimi i shfaqjes mbështetet nga UNFPA –Kosovë dhe organizata feministe në CFD – Zvicër./ KultPlus.com

Të ngjajshme