Opera “Vjosa”, vepra tërësisht shqiptare e 41 viteve më parë (FOTO)

7 Qershor, 2021 - 6:55 pm

Opera shqiptare “Vjosa” zë një vend të rëndësishëm në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si një nga veprat tërësisht shqiptare. Me muzikë të kompozitorit Tish Daija dhe libret të Llazër Siliqit premiera e kësaj vepre u mbajt më 9 shkurt të vitit 1980.

Interpretuesit e operës “Vjosa” ishin artistët më në zë të skenës operistike shqiptare, si: Edith Mihali, Shqipe Mingomataj, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Hysen Koçia, Pëllumb Katroshi, Petrika Rrëmbeci, Emine Gjata etj.

Kompozitor: Tish Daija. Libreti:Llazar Siliqi. Dirigjent: Ermir Krantja. Regjisore: Drita Agolli. Skenograf: Ksenofon Dilo. Mjeshtër kori: Rozmari Jorganxhi.

Personazhet dhe interpretët: Vjosa: Edith Mihali, Shqipe Mingomataj; Naska: Rajmonda Dabulla, Xhovana Doko, Valentina Qato; Muji: Gaqo Çako, Hysen Koçia, Gjergj Sulioti; Biraku: Lefter Besho, Pëllumb Katroshi; Sadiku: Ramiz Kovaçi, Burhan Spahiu; Zela: Luiza Papa, Emine Gjata, Mimika Martiri; Hana: Afërdita Pilkati, Z.Vukaj; Lulja: Myzejen Mullaj, Zeliha Sina; Çlirimi: Gaqo Zdruli, Luan Sula, Vangjo Kosta; Gjergji: Agim Quku, Petrika Rëmbeci; Fredi: Janaq Mici; Zadja: Xhovana Doko, Valentina Qato.

 Marrë nga TKOB./ KultPlus.com

Të ngjajshme