Po vjen shfaqja operistike “Goca e Kaçanikut”, hapet thirrja për 55 instrumentistë, 40 koristë e 6 solistë

6 Korrik, 2023 - 1:20 pm

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte ka hapë konkurs oër angazhim në institucionin e Operës së Kosovës, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për shfaqjen operistike “Goca e Kaçanikut” të kompozitorit Rauf Dhomi, dhe sipas këtij konkursi kërkohen 55 instrumentistë, 40 koristë dhe 6 solistë.

Konkursi është i hapur deri më 31.07.2023, ora 16:00, kurse aplikacionin mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të MKRS-së, teksa konkursin e plotë mund ta lexoni këtu https://shorturl.at/fQZ05./ KultPlus.com

Të ngjajshme