Publikohet traileri i dokumentarit mbi divën Maria Callas (VIDEO)

14 Dhjetor, 2017 - 6:15 pm

Nga dje nëpër kinematë e Francës ka nisur të transmetohet dokumentari “Maria by Callas”, kushtuar një prej këngëtareve operistike më të njohura në botë, Maria Callas.

Tom Volf, regjisori i dokumentarit, tregon se ideja është që Callas të shpaloset para publikut botëror në dimensionet e ndryshme dhe skenat e ndryshme të jetës.

Ai është futur në arkivin personal të Callas, ndërsa në dokumentar ka edhe video dhe pamje që vijnë për herë të parë ndonjëherë, të mbajtura në sekret deri tani.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=40&v=a8xFtWI077M

“Callas ishte një artiste e pashoqe. Ajo ishte një diva e kohës së saj. Në dokumentar janë përfshirë edhe dokumente dhe letra që mi kanë dhënë miqtë e saj nga të katër anët e botës. Ajo është një individ që nuk njeh kohë, që fascinon edhe sot” tregon Volf, shkruan KultPlus.

Volf ka realizuar edhe një libër për Maria Callas ndërsa në plan është edhe një mjuzikëll teatror.
Callas ishte me origjinë greke, por e lindur në Amerikë. Është quajtur “La divina”, marrë parasysh talentin e saj dhe vlerësimin që bota i dha sa ajo ishte gjallë. Callas ka lindur më 1923 dhe vdiq në vitin 1977.
Repertori i saj muzikor shtrihej nga Wagneri deri te Bellini, Rossini, Verdi e Puccini. / KultPlus.com

Të ngjajshme