займ на карту онлайн потребительский кредит

Regjisori austriak i del në mbrojtje Teatrit Kombëtar

13 Janar, 2020 - 10:26 pm

Regjisori austriak Andreas Pronegg ka vendosur që mbështetjen ndaj artistëve shqiptarë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar ta tregojë përmes shfaqjes së tij pikërisht në skenën e këtij teatrit, i cili kërkohet të shembet nga Bashkia e Tiranës, transmeton KultPlus.

Në një kohë që bashkia e Tiranës kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar, ai është vlerësuar edhe nga Austria.

Këtë të hënë në skenën e Teatrit Kombëtar, regjisori austriak Andreas Pronegg solli shfaqjen “Kuartet’ luajtur nga aktorë shqiptarë dhe të huaj.

”Është hera e parë që unë ndodhen në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur. Unë jetoj në Vjenë dhe kur dëgjova për situatën e teatrit në Shqipëri besova se duhet të vija dhe t’i mbështesja aktivistët. Në këto momente që flasim ky është një ndër teatrot më të rëndësishëm në Evropë. Kjo është arsyeja që jam këtu për të treguar solidaritet në mbrojtje të teatrit”, deklaroi regjisroi për OraNews.

Drama Kuartet është shkruar më 1980 dhe zhvillohet në një sallon borgjez para revolucionit francez si dhe në një bunker para luftës së tretë botërore. Po ashtu kjo dramë përmban pika humori të theksuara, të cilat plotësojnë dramën me elemente komedie.

Koncerti në mbrojtje të teatrit do të ngjitet në skenë për 3 ditë me radhë, ndoshta edhe më shumë, duke kërkuar me forcë kthimin e vendimit për shembjen e teatrit./ KultPlus.com

Të ngjajshme