Shfaqja ‘Allo Allo’ fiton ‘Çmimin e Publikut’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës

28 Tetor, 2023 - 2:42 pm

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës, shkruan KultPlus.

Në këtë edicion, çmimin ‘Çmimi i Publikut’ e fitoi shfaqja ‘Allo Allo’ nga Teatri i Gjakovës ‘Hadi Shehu’ me regji të Ilir Bokshit.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të Teatrit të Tetovës:

I dashur publik!
Edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës, përfundoi mbrëmë! Ne ju falenderojmë që çdo natë na keni vizituar dhe e keni mbushur sallën plot e përplot!
Pasi festivali nuk kishte karakter garues, fituesin e keni zgjedhur ju vetë, me votat që keni hedhur çdo natë në kuti!

“ÇMIMI I PUBLIKUT”, sipas votave të juaja, shkon për Teatrin e qytetit “Hadi Shehu-Gjakovë, me komedinë e shkëlqyer “Allo Allo”, me regji të Ilir Bokshit!

Urojmë fituesit e festivalit dhe ju dëshirojmë shumë suksese tjera!

Falënderojmë edhe të gjitha trupat pjesëmarrëse që na e zbukuruan festivalin!

Mirupafshim në edicionet e rradhës /KultPlus.com

Të ngjajshme