Shfaqja ‘Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës’ jepet sonte premierë në Ferizaj

14 Qershor, 2025 - 6:31 pm

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” është shfaqja e cila jepet premerë sonte, nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Kjo shfaqje me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Agon Myftari, është një komedi politike, satirike dhe shpeshherë absurd, që përmes rrëfimit të një trupe teatrore, trajton me humor dhe reflektim një nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit: lindjen e shtetit të Kosovës.

Shfaqja fluturon mbi realitetin tonë me humor, turbulenca dhe ironi të mprehtë, duke e kthyer skenën në një vend për të qeshur, për të menduar dhe për të parë nga afër përballjen e artit me realitetin.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega dhe Elton Tahiri. 

Të ngjajshme