Shfaqja “Jul Cesari” më e mira në festivalin e “Teatrit Shqiptar në Maqedoni”

30 Shtator, 2020 - 10:00 am

Me ndarjen e çmimeve për më të mirët, u ulën mbrëmë vonë perdet e edicionit të 19-të të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, i cili mbahet tradicionalisht në Dibër.

Juria profesionale e drejtuar nga Xhevat Limani e shpalli “Jul Cesari” për shfaqjen më të mirë, interpretuar nga Teatri “Kujtim Spahivogli” nga Tirana dhe në regji të Ivica Buljan.

Çmimi Sulejman Pitarka për Regjinë më të mirë i takoi Armand Boras, i Teatrit Metropol-Tiranë për dramën “Ata Hyjnë Heshtur”.

Aktori dhe aktorja më e mirë u shpallën Alfred Trebicka nga teatri “Kujtim Spahivogli” nga Tirana dhe Vjollca Bekteshi nga teatri shqiptar në Shkup. Çmime u dhanë gjithashtu aktorëve të rinj premtues, përfshirë Roza Kostanin dhe Ervin Bejleri.

Festivalin të mbyllur e shpalli kryetari i komunës Hekuran Duka.

“Jam i kënaqur që realizuam këtë edicion të festivalit dhe vazhduam traditën. Edhe pse në kushte më specifike se zakonisht për shkak të situatës me pandeminë, ne prapë arritëm ta realizonim me sukses këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Dibrën dhe dibranët. Unë premtoj mbështetje nga pushteti lokale për edicionet e ardhshme të festivalit dhe për të gjitha aktivitetet e tjera kulturore”, tha Duka.

Drejtori i festivalit, Ilber Nuredini, u shpreh i kënaqur me vizitën e shfaqjeve, veçanërisht duke theksuar ndjenjën e kënaqësisë që tradita e mbajtjes së festivalit vazhdon, sepse për shkak të pandemisë , mbajtja e tij u vu në pyetje.

Për shkak të pandemisë me Kovid-19, shfaqjet u mbajtën në një skenë të hapur, në oborrin e Shkollës Fillore Komunale “Sait Najdeni” dhe një para Qendrës Kulturore, duke respektuar protokollet për mbajtjen e ngjarjeve të tilla kulturore.

Festivali u hap në datën 24 të këtij muaji dhe teatrot nga vendi ynë, Shqipëria dhe Kosova performuan në të. Ashtu si në të kaluarën, ky edicion u mbështet nga Ministria e Kulturës, pushteti lokale, Qendra Kulturore, si dhe disa kompani./ Zhurnal/ KultPlus.com

Të ngjajshme