Shfaqja “Një Shqiptar, Një Serb dhe Ushtarët” pjesë e Festivalit të Teatrit në Izmir të Turqisë

30 Shtator, 2017 - 12:18 pm

Shfaqja “Një Shqiptar, Një Serb dhe Ushtarët” është ftuar që të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Izmir të Turqisë, përcjellë KultPlus.

Për një gjë të tillë ka njoftuar regjisori dhe producenti i kësaj shfaqje Avni Abazi, i cili ka falënderuar aktorët e shfaqjes si dhe gjithë ekipin realizuese.

“Si regjisor dhe producent i kësaj shfaqje i falënderoj aktorët: Armend Zeqiri, Gani Morina, Bashkim Alaj, Teuta Sadiku. Falënderoj Mentor U. Berisha për skenografinë, Agnesa Muharremi-Kastrati për Kostumet, Skender Latifin për punën e pa lodhshme që bënë në Dodonë, si dhe në mënyrë të veçantë falënderoj autoren Ibadete Abazi për këtë tekst të mrekullueshëm, i cili pa dyshim do të këtë rrugëtim të gjatë edhe në gjuhë tjera”, është shprehur regjisori Abazi.

Për të realizuar udhëtimin e epikes së shfaqjes në këtë festival, regjisori gjithashtu kërkon mbështetje financiare, dhe me këtë rast i bënë thirrje kryetarit të Komunës së Prishtinës që ta mbështesë këtë projekt, pasi që më këtë shfaqje prezantohet Teatri i qytetit ‘Dodona’. Përderisa pret që MKRS të vazhdojë me mbështetjen e mëtutjeshme të këtij projekti. / KultPlus.com

Më poshtë po ju sjellë ftesën:

Të ngjajshme