Shtyhet për muajin tetor Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT”

16 Qershor, 2020 - 11:40 am

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAKT”, edicioni XII, i cili ishte planifikuar nga 18 – 22 qershor në Pejë, për shkak të pandemisë ky edicion do të mbahet nga 13 deri me 18 tetor 2020, përcjellë KultPlus.

“MonoAKT” është ndër festivalet e veçanta dhe shumë të suksesshme ndërkombëtare e cila në përmbajtjen e vet ka tri Festivale: MonoAKT, MonoStripi dhe MonoAKT+.

Pos pjesëmarrjeve të artistëve të monodramës anë e kënd botës, në realizim e saj pos Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, e cila është themeluese e Festivalit, Festivali MonoAKT është i anëtarësuar dhe në bashkrealizim të ITI-Qendra në Kosovë dhe është anëtare e IMF- Forumit Ndërkombëtar të Monodramës në Botë. / KultPlus.com

Të ngjajshme