Sonte fillon edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ‘MonoAkt’

10 Qershor, 2023 - 9:40 am

Sonte, në Kosovë do të fillojë edicioni I 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ‘MonoAkt’, përcjel KultPlus.

Ceremonia hapëse do të mbahet në Teatrin Dodona nga ora 19:30, ndërkaq nga ora 20:00 do të shfaqet monodrama ‘Arka’.

Ndërkaq festivali ‘MonoAkt’ do të mbahet më 15 qershor, ku çdo ditë do të ketë shfaqje të monodramave nga vende të ndryshme si dhe vizita nëpër trashëgimitë kulturore e natyrore në Kosovë./KultPlus.com

Të ngjajshme