Sonte, koncert i përbashkët ndërmjet Ansamblit Shota dhe muzikanteve nga Shqipëria

13 Qershor, 2023 - 3:30 pm

Sonte nga ora 19:00 do të jepet koncerti i përbashkët i Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova e Shqipëria.

Për nder të takimit mes dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, sonte në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë mbahet koncert me këngë dhe valle shqipe.

Në këtë koncert do të performojnë: Irma Libohova, Lambert Jorganxhi, Riza Bytyçi, Selami Kolonja, Kori Okarina, Samir Krasniqi dhe grupi i valleve i AKKV Shota.

Hyrja është e lirë. / KultPlus.com

Të ngjajshme