Sonte në Podujevë nisë festivali ‘Teatri Ndryshe’ (FOTO)

24 Korrik, 2017 - 12:06 pm

Në sallën e Teatrit ‘Avdush Hasani’ në Podujevë, sonte nisë rrugëtimin e nëntë Festivali Tradicional ‘Teatri Ndryshe’, shkruan KultPlus.

Festivali ‘Teatri Ndryshe’, i cili është nën përkujdesje të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, për pesë ditë me radhë, nga data 24 korrik deri më 28 korrik, në skenën e teatrit ‘Avdush Hasani’ do të sjellë shumë shfaqje të zhanreve të ndryshme.

Aktivitetet e festivalit fillojnë sonte prej orës 19:00 me ekspozitën ‘Promovimi i Trashëgimisë Kulturore’, e cila mbahet në oborrin e ‘Avdush Hasani’. Prej orës 20:00 bëhet hapja solemne nga nxënësit e shkollës së mesme së kitarës ‘Mirela’ në Podujevë. Ndërsa prej orës 20:30 do të jepet shfaqja e dramës ‘Muhamed Ali’ me autor dhe regjisor Naser Shatrolli./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme